21.7 C
Skopje, NM
24/06/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Përzgjedhjе nga redaktori

Maqedoni, deri më 20 tetor do të jetë i hapur për nxënësit Konkursi në vlerë prej 3.000-6.000 denarë

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut në lidhje me rastin e Ditës botërore të kursimit (31 tetor) ka organizuar Konkurs për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, konkurs i cili do të jetë i hapur deri më 20 tetor, transmeton Portalb.mk. Në këtë konkurs planifikohet ndarja e çmimeve në vlerë prej 3 mijë deri 6 mijë denarë për 15 nxënës.

“Nxënësve të arsimit fillor, krijimet e të cilëve do të shpërblehen, do t’u ndahet shpërblim në para në shumë prej 3.000,00 denarësh, me pagesë të fondeve të shpërblimit në llogarinë e transaksioneve në ndonjë bankë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas zgjedhjes së tyre”, raportojnë nga BP.

Për temën “Kursej për dëshirat e mija, kursej për ardhmërinë time” do të ndahen 12 çmime për nxënësit e shkollave fillore: 3 çmime për krijim më të mirë letrar (poezi për nxënësit nga klasa e 1-rë deri në klasën e 5-të), 3 çmime për krijim më të mirë artistik (vizatim/vizatim dixhital për nxënësit nga klasa e 1-rë deri në klasën e 5-t), 3 çmime për krijim më të mirë letrar (tregim për nxënësit nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të) dhe 3 çmime për krijim më të mirë artistik (vizatim/vizatim dixhital për nxënësit nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të)

“Për 3 punimet më të mira të nxënësve të arsimit të mesëm do të ndahet shpërblim në para në shumë prej 6.000,00 denarësh me pagesë të fondeve të shpërblimit në llogari të transaksionit në ndonjërën prej bankave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas zgjedhjes së tyre”, raportojnë nga BP.

Për nxënësit e shkollave të mesme që garojnë me ese jo më të gjatë se 1.800 fjale në temën “Kursimi në kohë të mira kundrejt pasigurisë së së ardhmes“, do të ndahen tre çmime.

BP gjithashtu ka publikuar kushtet dhe kriteret për pjesëmarrje në garë, ndërsa sqaroi se Lista e nxënësve të shpërblyer do të publikohet më së voni deri më 31 tetor në faqen zyrtare të Bankës Popullore dhe Ministrisë së Financave.

Related posts

Aleksandër Vuçiç: Serbia së shpejti nis ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve në Kosovë

NEFAIL EMINI

Një tjetër shtet e zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem

NEFAIL EMINI

Samit dy ditor i BE-së në Bruksel

NEFAIL EMINI

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sijarto paralajmëron BE-në: Do ta humbni Ballkanin Perëndimor

NEFAIL EMINI

Rikthehen tensionet ne Detin Mesdhe

NEFAIL EMINI

Përmbledhje/ Maqedonia V dhe Shqipëria të zhgënjyera nga BE-ja, thonë se bënë gjithçka që duhej

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More