-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Maqedoni: “Covid-pasaporta” për të hyrë në Greqi do të jetë digjitale

Pasaporta-covid e Maqedonisë për udhëtim në Greqi do të jetë digjitale.

Ministria e Shëndetësisë tashmë e ka konfirmuar si do të duket pasaporta, pasi javën e kaluar Venko Filipçe, tha se ka marrë obligim për të konfirmuar detajet dhe ta njoftojë Greqinë.

Greqia ka njoftuar se që nga 14 maji, do të hap kufirin për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, por vetëm me vërtetim për vaksinim ose test negativ për COVID-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është definuar certifikata për vaksinimin kundër COVID-19. Qytetarët nëse kanë nevojë do të mund të marrin certifikatë se janë vaksinuar, e cila do të jetë digjitale, ndërsa vërtetimi që e marrin pas vaksinimit do të jetë dëshmi shtesë për vaksinimin e tij”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë për “A1on”.

Ata thonë se dokumenti akoma nuk quhet pasaportë-covid, por certifikatë pasi Bashkimi Evropian akoma nuk e ka zyrtarizuar pasaportën-covid.

“BE akoma e ka vetëm si propozim covid-pasaportën, që nuk është miratuar. Vendi ynë i ndjek rekomandimet e BE-së dhe do të përshtatemi ndaj udhëzimeve të tyre”, thonë nga MSH.

Ndryshe, të gjitha vendet e BE-së kërkojnë test negativ PCR për të hyrë në territorin e tyre, ndërsa përveç Greqisë, për momentin deri tani asnjë shtet nuk kërkon vërtetim për vaksinim.

Related posts

Ganiu: Që nga 2005 e këtej në Çair është investuar 5 milionë euro në infrastrukturë nëntokësore

Admin

Blerim Bexheti: Jo vetëm Shkupi, po as Qeveria nuk bëhet pa shqiptarët

Admin

Shkupi dhe Kumanova me më shumë raste aktive me coronavirus

Admin

Filipçe: Të rinjtë janë pasuria jonë më e madhe

Admin

Boçvarski dhe Nuredini premtojnë përkrahje të projekteve nga program ii Bejtës

Admin

Shilegov: Këto katër vite në Shkup nuk ka patur rrahje nëpër shkolla dhe autobusë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com