14.9 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Sport

Man Utd në bisedime me Ernesto Valverden

Klubi anglez, Manchester United është në komunikim me ish-trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili shihet si pasues i përhershëm për Ole Gunnar Solskjaerin.

Djajtë e Kuq janë në kërkim të një trajneri të përkohshëm që mund t’i drejtojë ata deri në fund të sezonit.

United janë të vetëdijshëm se arritja e objektivave të tyre kryesore në këtë fazë të sezonit është shumë e vështirë dhe janë të gatshëm të caktojnë një kujdestar me përvojë për t’i ndihmuar ata të arrijnë ambiciet e tyre për këtë sezon.

Sipas mediumit të njohur BBC, United po e shikon 57-vjeçarin Valverde, i cili fitoi La Liga me Barcelonën, si një nga opsionet më të mundshme për postin e trajnerit.

Valverde thuhet se në këtë pikë është favorit për t’u emëruar në mesin e disa emrave tjerë në listën e tyre.

United shpreson të emërojë trajnerin e Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino , por largimi i tij nga PSG konsiderohet momentalisht si i pamundur. 

Related posts

Daniil Medvedev aiming to use breakthrough ATP Finals win as springboard to Grand Slam glory

Lea Musliju

Lëndimet e Real Madridit: Mariano jashtë për dhjetë ditë ndërsa Rodrygo dhe Casemiro janë në dyshime

admin

Man City i ka vendosur çmimin Sterlingut

admin