Pas një fillimi jo të mirë të sezonit, Manchester United po synon të përforcojë skuadrën gjatë afatit kalimtar të janarit, dhe mund t’i kthehen objektivit që e humbën verën e kaluar.
Sipas Mundo Deportivo, sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, është ende pikë interesimi për drejtuesit e Manchester United, që mund të bëjnë një përpjekje për të nënshkruar me atë në fillim të vitit 2021.
Sidoqoftë, sipas medies spanjolle, Manchester United do të provojë huazimin e 23 vjeçarit deri në fund të sezonit.
Kjo edhe mund të paraqes probleme, me Barcelonën që janë të interesuar për shitjen e Dembele, shkaku i krizës së shkaktuar nga COVID-19.
Madje, raportohet se Dembele së bashku me katër lojtarë tjerë do të vendosen në shitje nga katalanët në afatin kalimtar të janarit.