13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Kulturë

‘Mall për normalitet’ – Hapet panairi i Librit në Tiranë!

U hap në Tiranë Panairi i Librit 2021 (17-21.11.2021) me pjesëmarrjen e vizitorëve, por megjithatë në kushte pandemie, pasi vizitorët nuk duhet të qëndrojnë gjatë brenda sallës së Pallatit të Kongreseve.

Me pjesëmarrjen e 95 shtëpive botuese nga Shqipëria e bota shqiptare u hap në Tiranë të mërkurën Panairi i Librit 2021 në Pallatin e Kongreseve. Këtë vit panari i hap dyert për vizitorët pesë ditë, nga 17-21 nëntor, kjo festë e librit zhvillohet në kushte pandemie, me masa kundër përhapjes së virusit, si teste për punonjësit e shtëpive botuese, detyrimin e maskave apo mbylljen e panairit për një orë në drekë për ajrosje.

Menjëherë pas hapjes së panairit, një numër jo i vogël vizitorësh iu afrua tendave, me atë ecejakun karakteristik të panaireve, ngadalë e me shfletime të shpejta të shumë librave, ndoshta deri sa të gjendet libri i preferuar.

Zvogëlimi i kapaciteteve të panairit me 25% më pak se para pandemisë e ka zvogëluar edhe numrin e vizitorëve. Panairi i këtij viti mund të quhet panairi i qetësisë dhe kujdesit. Megjithëse jo të gjithë e respektojnë distancën e përqafimet me miqtë i sheh kudo, ndjehet atmosfera e kujdesshme.

Në panair, në të cilin nuk shiten vetëm libra, por zhvillohen edhe takime autoriale me lexuesit. Vizitorët duhet të hyjnë vetëm me maska dhe u rekomandohet të qëndrojnë shkurt brenda hapësirave të mbyllura. Vitin e kaluar panairi i librit u zhvillua online.

Related posts

Shkrimtarët shqiptarë, në Beogradin e vitit 1945

admin

113 vjetori i Kongresit të Manastirit dhe Muzeu i harruar i shkronjave

admin

Arti i Frida Kahlo thyen rekord në ankand

admin