-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Mali i Zi arrin marrëveshjen me kinezët për vaksinën

Mali i Zi do të marrë sasi të mjaftueshme të vaksinës Sinofarm kundër koronavirusit në fund të janarit, u ra dakord në një takim midis përfaqësuesve të lartë të kompanisë kineze dhe ministres së Shëndetësisë të Malit të Zi, Jelena Boroviniq-Bojoviç.

Ministria e Shëndetësisë, vuri në dukje se është në fazën përfundimtare të bisedimeve me prodhuesit e tjerë të vaksinave kundër koronavirusit dhe se vaksina e parë që do të fillojë imunizimin në Malin e Zi do të jetë me një çertifikatë evropiane, dhe kjo është vaksina Pfizer.

Mali i Zi po vazhdon gjithashtu bisedimet brenda nismës Covax, në mënyrë që qytetarët të kenë në dispozicion vaksina të mjaftueshme , që imunizimi kundër COVID-19 të jetë në një nivel të lartë, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetit në Mal të Zi.

Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi ka njoftuar të mërkurën edhe për 351 raste të reja me koronavirus dhe për nëntë viktima.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në pranverën e vitit të kaluar, Mali i Zi ka konfirmuar mbi 56’579 raste me koronavirus. Prej tyre 749 pacientë kanë vdekur.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com