17 C
Los Angeles
October 3, 2022
DailyNews – MK
Sport

Maldini konfirmon interesimin e Chelsea për Rafael Leao

Është konfirmuar tashmë interesimi i Chelsea për yllin portugez, Rafael Leao.

Ditët e fundit të merkatos së verës, Chelsea thuhej se kishte bërë disa lëvizje drejt Leao, por portugezi megjithatë mbeti te Milani.

Për këto zëra është pyetur drejtori i Milan, Paolo Maldini, i cili ka konfirmuar interesimin e ‘Bluve’ për anësorin më të mirë në Serie A.

“Rinovimi i kontratës është një problem që e kemi tash e disa muaj. Rafa e di se që të bëhet më i fortë sesa tani, zgjidhja është të qëndrojë me ne”, ka thënë Maldini.

“Chelsea zyrtarisht bënë një ofertë të cilën nuk e pamë, por në nivel informues ata e bënë të ditur. Sigurisht, u refuzua”, ka shtuar tutje ai.

Rafael Leao është në vitin e fundit të kontratës me Milanin. Lojtari po refuzon rinovimin për shkak të pagës që po i ofrojnë ‘Rossoneri’.

Related posts

Ronaldo: Shpresoj të luaj edhe për pesë vite tjera

admin

Lojtarët e Man Utd shpresojnë që Pochettino të arrijë si trajner i ri

admin

KF Renova, tërhiqet nga garat elitare në Maqedoni

admin