12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Macron deklarohet për dialogun Kosovë-Serbi: Kjo është zgjidhja e vetme për të dy vendet

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka konfirmuar mbështetjen e Francës për dialogun Kosovë – Serbi të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Macron është taktuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Paris, ku temë kryesore ka qenë çështja e Kosovës.

“Janë bisedime të rëndësishme që udhëhiqen nga Bashkimi Evropian dhe dua edhe një herë të shpreh mbështetjen e Francës për Emisarin Special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak”, ka thënë Macron për media, raporton “RTS”.

Ai ka shtuar se ka biseduar me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti, në nëntor dhe se do të bisedojë edhe me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

”Patëm bisedime të besimit të plotë me presidentin Vuçiq sa i përket kësaj teme, dhe dua të përshëndes rrezikun që ka marrë ai disa herë për të propozuar disa zgjidhje që janë inovative. Jam i gatshëm t’i mbështesë ato, zgjidhjen e vetme që do të çonte deri te përparimi në këtë çështje dhe të zgjidhet ajo”, ka thënë Macron.

Ai ka thënë se mbështesë të gjithë që duan të përparojnë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Llogarisni në dyert e mia, e unë do të vazhdojë të jem me ju derisa të arrijmë përparim në këtë rrugë, në rrugën e normalizimit, por edhe në rrugën që na sjellë stabilitet e paqe në rajon dhe e di se ky është synimi i juaj”, ka thënë Macron.

E presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se çështja e Kosovës nuk është e lehtë, por se duhet të punohet të arrihet një marrëveshje e pranueshme për dyja palët.

“Çështja e Kosovës dhe Metohisë është shumë e rëndësishme për ne dhe nuk është fare e lehtë. Të gjithë duhet të punojmë të arrijmë një zgjidhje të pranueshme për dyja palët, që deri më tash nuk ka qenë çështja ashtu. Gjithmonë kam qenë i gatshëm ta dëgjojë presidentin Macron dhe idetë e tij, që të mundohemi t’i afrohemi marrëveshjes”, ka thënë Vuçiq.

Related posts

Zëdhënësi i Clinton: Gjendja e tij është përmirësuar, pritet të lirohet sot nga spitali

Admin

Çmimi i UNESCO-s për Arsimimin e Vajzave dhe Grave 2021, mbështetje për një rol unik të tyre

Admin

Gazpromi rus po e thellon krizën energjetike në Evropë

Admin

Policia australiane ka konfiskuar ngarkesën më të madhe ndonjëherë të heroinës, me vlerë prej 104 milionë dollarë

Admin

Olaf Scholz mund të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Admin

Ende nuk dihet nëse deputeti Sir David Amess kishte qenë në cak nga sulmuesi – autoritetet janë duke e hetuar rastin

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com