18.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Kosovë

Lutfi Haziri: Ditëve të fundit kemi rënie të infektimeve me Kovid-19 në Gjilan

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e kryetarit, Lutfi Haziri, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin e situatës së ballafaqimit me këtë virus.

Kryetari Haziri ka bërë të ditur se ka rënie të infeksionit në Gjilan ditëve të fundit, por apeluar qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen dhe të kenë kujdes maksimal në respektimin e masave.

“Pas ditëve të rënda të ballafaqimit me COVID-19 në Gjilan, kemi rënie të infeksionit dhe numër më të madh të të shëruarve. Por, kjo nuk na lejon komoditet në asnjë mënyrë. E vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së këtij virusi është imunizimi kolektiv përmes vaksinimit dhe respektimi i masave”, ka thënë Haziri.

Haziri ka bërë të ditur se zbatimi i masave ka dhënë efikasitet fal lojalitetit qytetar, duke shtuar se në 24-orëshin e fundit nga 72 kontrolle të task-forcës anti-COVID-19, vetëm në dy raste ka pasur shqiptim të gjobave.

Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 26547 mostra, 9485 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 8635 janë shëruar, 177 persona e kanë humbur betejën, 673 raste janë aktive, 52821 deri tani janë vaksinuar, të hospitalizuar janë 77 pacientë, ndërkaq 126 mostra janë në pritje për rezultat.

Related posts

Kurti e ftoi në takim për projektin e gazsjellësit, Haradinaj i përgjigjet me letër: Politizimi dhe njollosja e projektit të gazit është skandaloz

Admin

Flamuri UÇK –së vendoset në portën e oborrit të Ambasadës Serbe në Finlandë

Admin

Tetë të vdekur nga COVID-19 dhe 68 raste pozitive

Admin

Rusia me kërkesë urgjente dhe të drejtpërdrejt për BE-në e NATO-n, ka të bëjë me Kosovën

Admin

Inaugurohet “Qendra Nacionale e Xhudos” në Pejë – nderohen nga presidentja Vjosa Osmani xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi dhe trajneri Driton Kuka

Admin

Sveçla: Ka ashpërsim të retorikës nga Serbia, prania e Policisë nuk është provokim

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com