23.8 C
Skopje, NM
19/09/2021
DailyNews.mk
Shqipëri

Lulzim Basha: Edi Rama, armiku i vërtetë i demokratëve

Disa mbështetës të PD e presin me thirrjet “tradhtar”

Një grup simpatizantësh të Partisë Demokratike e pritën kryetarin Basha me thirrjet “tradhtar” në oborrin e selisë blu, kur ai iu drejtua parlamentit pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Më herët ishte njoftuar për simpatizantët që prisnin Sali Berishën në hyrjen qëndrore të parlamentit, ndaj dhe zgjodhi një tjetër rrugë kalimi për në parlament.

I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardh, deputetëve të tij u priu nga zona e kalasë.

Në seancë plenare qendroi në krah të Jorida Tabakut, pa komunikuar me asnjë nga deputetët, teksa Sali Berisha ishte ulur disa radhë pas tij.

Nga salla doli teksa Berisha po fliste para mediave.

E në kohën kur Berisha e akuzonte për tradhti, Basha shmangu çdo koment për përjashtimin nga grupi parlamentar. Interesit të medias që e shoqëroi që prej daljes nga kuvendi, e deri në PD iu përgjigj duke thënë se armiku i demokratëve s’gjendej brenda radhëve të tyre.

Me t’u kthyer në selinë blu, deputetëve të grupit parlamentar në një mbledhje me dyer të mbyllura u kërkoi të mos e votojnë Lindita Nikollën si kryetare të parlamentit, për të mos pasur rrjedhje të votave si 4 vite më parë me votimin për Gramoz Ruçin.

Related posts

Bilanci, sfidat dhe mirënjohja, Gjonaj mesazh pas lënies së detyrës në krye të Ministrisë së Drejtësisë

Admin

“Ja si të parandaloni Covid-in”! Ambasada e SHBA ndan mesazhin e epidemiologes amerikane që punon në Shqipëri

Admin

Një ditë do të dëgjojmë, se ‘puna e komisarit (Berishës) ishte loja’

Admin

I riu shtiret si polic para efektivëve

Admin

Tërmkolli për Osmanin: Duhet t’i tregojë dikush se nuk është koha për politikë në korridoret e OKB-së

Admin

Mbi 500 pacientë të infektuar me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com