30.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Lukashenko i ‘pavdekshëm’, betohet për herë të 6-të si President i Bjellorusisë, ceremonia në fshehtësi pa asnjë njoftim

Aleksandër Lukashenko është betuar për herë të 6-të si President i Bjellorusisë.

I cilësuar si ‘diktatori’ i fundit në Europë, Lukashenko ka 26 vite në pushtet dhe për herë të parë pushteti i tij po lëkundet nga protestat masive që kanë shpërthyer në një vend si Bjellorusia që vjen nga ish-blloku Sovjetik, i drejtuar qysh atëhere nga regjimi i egër komunist.

Lukashenko është betuar në një ceremoni të fshehtë dhe pa asnjë njoftim. Vetëm media e shtetit bën me dije se ai u betua sot pasi fitoi zgjedhjet e 9 gushtit.

Fillimisht u pretendua se i fitoi me 80% të votave, por opozita e bashkuar më pas nga mijëra qytetarë u derdh në shesh për shkak se akuzonte Presidentin bjellorus për manipulim të rezultatit.
SHBA dhe BE janë bashkuar për të vendosur sanksione ndërkohë që Lukashenko me mbështetjen e Rusisë ka paralajmëruar reciprocitet teksa brenda për brenda ka arrestuar qindra protestuar dhe dëbuar disa prej figurave kryesore të opozitës.

Related posts

Presidenti kroat tallet keq me serbët

Admin

Sërish përmbytje dhe dramë në Belgjikë: Uji bart vetura, përrenjtë në rrugë

Admin

Vriten dy ushtarë turq në Siri

Admin

110 të vdekur pas reshjeve të mëdha në Indi

Admin

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Admin

CDC: Varianti Delta, mes sëmundjeve më ngjitëse që shkenca njeh

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More