18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

LSDM: Shumica do të zgjerohet, do të miratohet buxheti dhe paga minimale prej 18 mijë denarësh

Shkup, 16 nëntor – “Shumica e zgjeruar e udhëhequr nga LSDM në Kuvend do të miratojë Buxhetin dhe ligjet e bllokuara nga opozita”, kanë vlerësuar sot nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

Nga LSDM thonë se Buxheti për vitin 2022, paga minimale prej 18 mijë denarësh, e diela ditë jo pune, shlyerja e kamatës, Ligji për shërbimin në Armatë si dhe ndryshimet ligjore për punësim të 4.700 mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme, do të miratohen me anë të shumicës së zgjeruar.

“Duke e pasur parasysh sfidat në të cilat gjendet shteti dhe qytetarët, si kriza energjetike, pandemia, vazhdimi i rrugës euro-atlantike të vendit, çdo deputet, duhet të arsyetojë besimin e marrë në zgjedhje dhe të punojë në interes të qytetarëve. Blloku demokratik, nëpërmjet shumicës parlamentare të zgjeruar, stabile të udhëhequr nga LSDM gjatë periudhës para nesh, do t’i miratojë Buxhetin dhe ligjet e bllokuara nga opozita”, thanë nga LSDM

Related posts

Lajçak: Maqedonia e Veriut bëri gjithçka për të nisur bisedimet me BE-në

admin

Arsovska: BRT nuk kam premtuar, por transport publik të shpejtë, me kohë dhe falas dhe 250 autobusë

admin

Shahpaska: Deri në nëntor është realizuar 85 për qind e Planit operativ të programeve aktive dhe masave për punësim

admin