20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Lorer: 14 dhjetori datë e vështirë për arritjen e marrëveshjes me Maqedoninë

Sofje 18 nëntor – Daniell Lorer nga koalicioni “Ndryshimi vazhdon”, i cili konsiderohet si kandidat më serioz për ministër të Punëve të Jashtme në qeverinë e re në Sofje, deklaroi për radio “BTV” se 14 dhjetori nuk është afat realist për arritjen e marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut.

Siç informoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas Lorer nëse lihet vetëm historia që t’i lëvizë bisedimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, kjo nuk do të jetë mjaftueshëm rezultat i mirë dhe të dyja palët.

Sipas Lorer, do të hapen edhe diskutime plotësuese sa i përket progresit ekonomik mes të dyja vendeve.

“Respektimi i të drejtave të bullgarëve të Maqedonisë është me rëndësi të parë, tha ai dhe theksoi se vijojnë bisedime në bazë të fakteve, e jo të spekulimeve nëse ato të drejta ishin shkelur. Ndërsa bisedimet për historinë do të lëvizin në mënyrë progresive, kështu që edhe Sofja dhe Shkupi do të jenë të kënaqur”, shtoi Lorer.

Ai vlerësoi se komisioni i përbashkët historik mes Shkupit dhe Sofjes nuk propozon progres dhe të dyja palët ndjehen të pakënaqura nga ajo që ndodh dhe duhet të gjendet formulë e re. Funksioni i tij, tha ai, duhet të jetë që të ndihmojë, por jo të jetë edhe i vetmi në atë proces.

Lorer shton se kontesti ishte i thellë dhe ato diskutime duhet ta kalojnë rrugën e tyre dhe kjo ndodh mes të gjithë popujve fqinj të Ballkanit.

“Rruga, jo vetëm e Maqedonisë së Veriut, por edhe e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit është drejtë BE-së dhe Bullgarisë do të doja kur Maqedonia e Veriut të hyjë në atë proces, kjo të ndodhë pa u shkelur të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë të shkelen. Por, nga ana tjetër, duhet të ketë program ekonomik, i cili do ta sigurojë mirëqenien ekonomike dhe ne kemi mjaftueshëm plane konkrete, kjo të ndodhë”, tha ai.

Në pyetjen nëse do të propozohet për ministër të Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Lorer as nuk demantoi, as nuk konfirmoi.

Related posts

Moti sot i freskët dhe me vranësira

admin

Seancë e Komisionit kuvendor për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për përcjellje të komunikimeve

admin

Pa rrymë nesër disa pjesë të Karposhit, Kisella Vodës dhe Sarajit

admin