24.3 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Sport-al

Llapi nuk tërhiqet nga garat, i premtohet nga FFK-ja se nuk do të dëmtohen prapë

Llapi përmes një postimi ka bërë të ditur se nuk do largohen nga garat.

Trajneri Tahir Batatina është takuar me presidentin e FFK-së, Agim Ademi dhe kanë diskutuar lidhur me ndeshjen e djeshme mes Llapit dhe Dritës.

Këtë e ka bërë të ditur klubi përmes një komunikate.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

KF Llapi vendos që edhe një herë t’i vazhdoj garat

Morëm premtime që nuk do të dëmtohemi më!

Prishtinë, 2 nëntor 2020 – Pas takimit që patëm me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi si dhe nënkryetarin, Agim Dibrani është diskutuar ndeshja e djeshme ndërmjet Llapit dhe Dritës, në të cilën skuadra jonë u dëmtua në mënyrë të tmerrshme nga gjyqtarët e ndeshjes.

Në takimin e sotëm, kryetrajneri i KF Llapi, Tahir Batatina shfaqi brengën e tij në lidhje me referimin nga fillimi i këtij edicioni, duke menduar seriozisht tërheqjen nga garat e Superligës për këtë edicion. Por krerët e FFK-së theksuan që KF Llapi e meriton të jetë pjesë e Superligës dhe më nuk do ketë tendenca dhe dëmtime ndaj klubit.

Pas takimit me FFK-në, u organizua mbledhja online me kryesinë e klubit, të cilët edhe pse të tronditur nga referimi i djeshëm, menduan që duhet të jemi në gjendje gadishmërie të zhvillojmë kampionatin deri në fund, pa marrë parasysh ngjarjet e ndodhura së fundmi në dëm të KF Llapit”, ka shkruar klubi në Facebook.

Related posts

Inter dëshiron transferimin falas të Di Maria

admin

Real Madridi hynë në histori për keq, bëhet skuadra e parë e madhe në La Liga që pranon tri penallti brenda një ndeshje

admin

Нов тениски рекорд за Ѓоковиќ – го збриша Шварцман на стартот во Лондон

admin