13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Linhart: Shpresojmë në fillimin e bisedimeve në dhjetor

Shkup, 18 nëntor – Shpresojmë në fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut në dhjetor, deklaroi sot ministri austriak për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Mihael Linhart në konferencën e përbashkët për media me shefin e Diplomacisë, Bujar Osmani në Shkup.

“Ai që e përjashton Ballkanin Perëndimor, e dobëson Evropën. Ne angazhohemi dhe do të vazhdojmë të angazhohemi për këtë që në dhjetor të fillojnë bisedimet. Kjo është kërkesa jonë, dhe këtë kërkesë e parashtrojmë para partnerëve tanë në Bashkimin Evropian edhe atë intensivisht”, porositi Linhart.

Ai vlerësoi se fillimi i bisedimeve në dhjetor nuk është me rëndësi vetëm për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë, por kjo mund të ketë ndikime pozitive për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Linhart theksoi se derisa vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, derisa atëherë BE-ja nuk e ka përfunduar integrimin dhe se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës.

“Maqedonia e Veriut është shembull tipik për kandidat në BE. Për këtë Austria edhe më tutje do të angazhohet për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut”, porositi shefi i diplomacisë austriake.

Sipas tij, fuqia dhe mirëqenia e Ballkanit Perëndimor, nënkupton forcë dhe mirëqenie për të gjithë Evropën.

Ministri Osmani theksoi se Austria është një nga mbështetëset më të fuqishme të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Qëndrimi i Vjenës është se Evropa nuk është e kompletuar pa qenë Ballkani Perëndimor pjesë e Bashkimit Evropian dhe ne jemi mirënjohës për atë qëndrim. Gjendemi në një periudhë shumë të rëndësishme për integrimet evropiane të shtetit dhe të gjithë rajonit. I thash ministrit se në Maqedoninë e Veriut dhe në dosjen tonë qëndron çelësi për zhbllokimin e gjithë rajonit, sepse prej këtu duhet të fillojë zhbllokimi i rajonit përmes fillimit të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që pastaj do t’i inkurajojë edhe shtetet e tjera që t’i zgjidhin kontestet me qëllim që rajoni të lëvizë në drejtimin evropian dhe të bëhet pjesë e BE-së”, tha Osmani.

Ai shtoi se dhjetori ende mbetet dritare e mirë për fillimin e bisedimeve me BE-në.

“Folëm për dhjetorin, si një dritare të mirë për mundësinë dhe nevojën për përqendrimin e gjithë energjisë vendore, rajonale dhe evropiane në drejtim të shfrytëzimit të kësaj mundësia që është shumë e rëndësishme, jo vetëm për rrëfimin tonë, por edhe për besimin në të ardhmen evropiane”, tha Osmani

“Shpresoj se do të jetë dhjetori, por do të varet nëse Republika e Bullgarisë do të ketë një qeveri të re dhe nëse ata mund të marrin një vendim dhe një vendim të mirë. Siç e pashë dje, 26 vende anëtare të BE-së mendojnë se dhjetori është momenti kur duhet të nisin negociatat për vendin tonë. Jo vetëm vendet anëtare, por edhe në institucionet e BE-së e pashë këtë, pikëpamjen se dhjetori duhet të jetë pikërisht kjo periudhë dhe nëse do të jetë një muaj më parë, pas kësaj do të varet se kur Republika e Bullgarisë do të ketë një qeveri të re”, shtoi Osmani në konferencën e përbashkët për media me shefin e Diplomacisë austriake, Linhart, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend..

Siç njoftoi MPJ, qëllimi i vizitës ishte riafirmimi i mbështetjes së fuqishme dhe konzistente austriake për integrimet evropiane të vendit tonë dhe në këtë kontekst Ministrat shkëmbyen mendime për perspektivat e dosjes sonë evropiane, si dhe diskutuan për zhvillimet e brendshme politike në Maqedoninë e Veriut.

“Vizita e Ministrit Linhart pati edhe një komponentë të fuqishme ekonomike, duke pasur parasysh se ai shoqërohej nga delegacion ekonomik dhe biznesor. Austria është një nga investitorët më të mëdhenj në vend, ndërsa afërsia gjeografike, komplementariteti i dy ekonomive, por mbi të gjitha marrëdhëniet e shkëlqyera politike krijojnë potencial për bashkëpunim edhe më intensiv ekonomik. Gjatë vizitës u mbajt edhe një aktivitet biznesor me qëllim të rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit tregtar dhe shfrytëzimit të mundësive investuese dhe prezantimit të programit “Re Focus Austria”, i cili synon t’i promovojë kompanitë austriake në shumë fusha, veçanërisht në fushën e energjisë ripërtëritëse, ekonomisë digjitale dhe infrastrukturës”, thuhet në kumtesë.

Ministrat njëherit diskutuan edhe për presidencën e ardhshme të vendit tonë me OSBE-në në vitin 2023 dhe për mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm në këtë kontekst.

“Qasja e solidaritetit në përballjen me pandeminë, migracioni ilegal dhe çështje të tjera me karakter ndërkombëtar ishin tema shtesë të diskutimit në takim”, shtohet në kumtesën e MPJ-së. 

Related posts

Deklaratë në PP për materialet e dorëzuara për identifikimin e viktimave nga aksidenti me autobus

admin

Venko Filipçe: Nuk mendoj për dorëheqje

admin

“Duhani më i shijshëm i Ahmetit është pranë Blerim Bexhetit, Musa Xhaferit e Izet Mexhitit”, thanë nga grupi i zjarrit

admin