14.9 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Kronika

Lidhet me litarë skaj rrugës, ia grabisin në qese najloni me para

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se ishte lidhur me litarë skaje rrugës dhe i janë grabitur një qese najloni me para.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Deçan në ora 08:50.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte hasur i lidhur me litarë në skaj rrugës, nga dy dëshmitarë në rrugën magjistrale Deçan-Gjakovë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë takuar viktimën i cili ka deklaruar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në rrugë ishte ndaluar nga tre persona të panjohur, të maskuar njëri prej tyre i armatosur, të cilët ia kishin grabitur një qese najloni në të cilën kishte pas para të gatshme dhe me një veturë ishin larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet.

Related posts

Gjashtë raste të dhunës në familje, bashkëshorti sulmuan gruan, vëllai vëllanë e djali nënën

admin

Një 14-vjeçare në Podujevë thotë se u sulmua seksualisht

admin

Gjashtë persona akuzohen për dhunë në Shkup, propozohet masë paraburgimi

admin