28.8 C
Skopje, NM
16/09/2021
DailyNews.mk
Analiza Bota Maqedoni Rajoni

Liderja opozitës Tsikhanouskaya nxit BE-në për sanksione më të ashpra kundër Lukashenkos

Figura kryesore opozitare në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya, i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të ndërmarrë një përgjigje “me më shumë kurajë” kundër presidentit Alexander Lukashenko.

Planet për të vendosur sanksione janë shtyrë, çka cenon përpjekjet për të marrë një qëndrim të vendosur pas zgjedhjeve të kontestuara të muajit të shkuar e abuzimeve me të drejtat e njeriut që vijuan më pas.

Deklarata e Tsikhanouskayas erdhi gjatë një konference për shtyp të hënën në Bruksel.

Ajo i bëri thirrje ministrave të Jashtëm të BE-së që të jenë më të ashpër dhe të vendosin sanksionet e premtuara kohë më parë.  

Liderja opozitare, e cila u largua nga Bjellorusia pas zgjedhjeve të 9 gushtit, tha se sanksionet “janë shumë të rëndësishme për betejën tonë” kundër regjimit të Lukashenkos.

“Ato do i detyrojnë të ashtu-quajturit autoritete që të nisin bisedimet me ne”, shtoi ajo. “Kemi shumë nevojë për këtë nga BE-ja. Sepse ky është qëllimi kryesor i betejës tonë për momentin”.

BE ka përpiluar një listë me rreth 40 persona të cilëve mund t’i ndalojë udhëtimet dhe t’i ngrijë asetet si kundërpërgjigje ndaj zgjedhjeve të kontestuara që i dhanë Lukashenkos mandatin e gjashtë.

Çështja është nëse duhet përfshirë dhe vetë lideri te kjo listë, ndërsa disa vende preferojnë që lista të shtohet gradualisht për të ushtruar presion ndaj autoriteteve që nuk pranojnë të dialogojnë.

Shefi i politikave të jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se ministrat po diskutojnë edhe se çfarë mbështetje mund t’i japin popullit bjellorus.

Tsikhanouskaya e përsëriti disa herë që nuk ka qëllim që të kandidojë sërish për presidente në rast do të mbahen zgjedhje të reja.

Në zgjedhjet e fundit ajo mori vetëm 10 për qind të votave kundër 80 për qind që mori Lukashenko, lideri që qëndron në pushtet prej afërsisht një çerek shekulli.

Related posts

Nuk kam vdekur! Udhëheqësi taleban shfaqet në TV për të mohuar zërat për shkëmbim zjarri në Pallatin Presidencial me rivalët e tij

Admin

MMJPH: Filloi shënimi i Javës evropiane të mobilitetit 2021

Admin

Gjykata Penale: Nëse Rashkovski keqpërdor lejen për të dalë, atëherë do t’i caktohet paraburgim

Admin

Tre të vdekur në qendrën Kovid, ulet numri i kontrolleve

Admin

Zaev për Ballkanin e Hapur: Kosova si shtet i pavarur i ndërton qëndrimet e veta, ne i respektojmë ato

Admin

Maqedonia e Veriut dhe Kosova me kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com