12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Liderët e G7 do të takohen virtualisht për të diskutuar mbi COVID-19

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të jetë pritës i takimit të parë të udhëheqësve të G7 që nga prilli i vitit 2020

Udhëheqësit e G7 do të takohen përmes një video-linku ku do të diskutojnë për bashkëpunimin ndërkombëtar rreth shpërndarjes së vaksinave dhe rikuperimit nga pandemia e COVID-19.

Britania e Madhe, si kryesuese e G7, do të organizojë takimin virtual të mbledhjes së parë të liderëve të G7 që nga prilli i vitit 2020, në prag të samitit i cili do të mbahet nga 11 deri më 13 qershor të këtij viti në Cornwall të Anglisë jugperëndimore.

Sipas një postimi në Twitter, kryeministri britanik Boris Johnson “do të inkurajojë udhëheqësit e G7 që të angazhohen më shumë për vaksinimin global ndërsa ai angazhohet që Britania e Madhe të ofrojë tepricën e vaksinave për programin COVAX për të mbështetur vendet në zhvillim”.

“Ai gjithashtu do t’u bëjë thirrje udhëheqësve të mbështesin traktatin mbi gatishmërinë e pandemisë përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë ndërsa bëjmë parandalimin e krizave të ardhshme shëndetësore pjesë thelbësore të Presidencës britanike të G7”, shtoi ai.

Takimi virtual do të jetë gjithashtu takimi i parë i presidentit të SHBA-së, Joe Biden me udhëheqësit global që nga marrja e detyrës, ku ai do të diskutojë mbi përpjekjet globale për vaksinimin kundër COVID-19, ekonominë dhe Kinën.

G7 është grupi i fuqive më të mëdha ekonomike në botë, e cila përbëhet nga SHBA-ja, Kanadaja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia. Rusia gjithashtu u bë pjesë e grupit që nga viti 1998, i cili atëherë u emërua G8, por vendi u hoq në vitin 2014 për shkak se Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina

Related posts

Avionët luftarakë gjermanë dhe izraelitë fluturojnë së bashku mbi Jerusalem

Admin

Zëdhënësi i Clinton: Gjendja e tij është përmirësuar, pritet të lirohet sot nga spitali

Admin

Çmimi i UNESCO-s për Arsimimin e Vajzave dhe Grave 2021, mbështetje për një rol unik të tyre

Admin

Gazpromi rus po e thellon krizën energjetike në Evropë

Admin

Policia australiane ka konfiskuar ngarkesën më të madhe ndonjëherë të heroinës, me vlerë prej 104 milionë dollarë

Admin

Olaf Scholz mund të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com