5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Leyen: KE me mekanizëm si t’iu ndahen vaksinat vendeve jashtë BE-së

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon derl Lajen konfirmoi se Komisioni Evropian do të propozojë mekanizëm për ndarjen e vaksinave me vendet jashtë BE-së, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Shefja e Komisionit me këtë e konfirmoi paralajmërimin e djeshëm të eurokomisares për Shëndetësi, Stella Kiriakides, për një mekanizëm të tillë me të cilin duhet t’u ndihmohet vendeve me të ardhura të ulëta apo të mesme të cilat nuk mund ta bëjnë furnizimin e vaksinës.

“Duhet t’i mbështesim fqinjët tanë për t’i vaksinuar të punësuarit në linjën e parë, në Ballkanin Perëndimor, Partneritetin Lindor, Afrikë dhe për këtë Komisioni Evropian propozon mekanizëm për ndarjen e vaksinave ode drejtpërdrejt ose përmes Kovaksit”, deklaroi sot në mëngjes Fon den Lajen para Parlamentit Evropian dhe në vigjilje të Samitit të nesërm të liderëve të BE-së, në të cilin bisedohet në këtë temë.

Kryetarja i kritikoi vendet anëtare të BE-së pasi nuk po dëshmojnë solidaritet për vaksinat.

“Disa do të pyesim si të ndajmë kur edhe vetë nuk jemi vaksinuar, atyre u përgjigjem se nuk është vetëm solidariteti në pyetje, por edhe interesi personal”, porositi Fon der Lajen, duke theksuar se në pyetje është edhe kredibiliteti i BE-së në planin gjeopolitik.

Fon der Lajen shtoi se “ata të cilët do të dëshmojnë mbështetje nuk do të harrohen por ata që nuk do ta dëshmojnë do të mbahen në mend për arsye të ndryshme”.

“Evropa duhet të jetë në anën e mirë të historisë dhe njerëzimit”, porositi shefja e Eurokomisionit.

Sipas paralajmërimit të Kiriakides pritet KE t’i sigurojë 70 milionë euro për Ballkanin Perëndimor për furnizimin e vaksinave si edhe 50 milionë euro mbështetje përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

OBSH i paralajmëroi vendet e pasura në botë se “egoizmi” për vaksinat do të shpjerë në krizë morale.

Related posts

KSHZ hedh poshtë ankesat e partisë “E majta” në Maqedoni

Admin

Shilegov e paralajmëroi dislokimin e Hekuranës, Çimentores dhe industrisë tjetër të rëndë nga Shkupi

Admin

Dimitrov: Politika e vetos krijon ambient negativ dhe është investim në bërjen e armiqësisë

Admin

Analizë/ Votat e Besës mund të bëjnë dallimin në Tearcë, por kanë peshë të caktuar edhe në Gostivar, Çair dhe Strugë

Admin

Funksionar i lartë i LSDM-së: Nëse bie Shkupi, bie edhe Qeveria e Zaevit

Admin

Bexheti falenderon strukturat e partisë për fitoren madhështore në Saraj

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com