8.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

Lëshohen leje ndërtimi për 182 apartamente

Njëqind e tetëdhjetë e dy apartamente me një sipërfaqe totale të dobishme prej 17325 metrash do të ndërtohen në periudhën e ardhshme bazuar në lejet e ndërtimit të lëshuara në janar të viti 2021.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, në janar të vitit 2021, janë lëshuar 199 leje ndërtimi, që është 24,6 për qind më pak se i njëjti muaj i vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm 10 janë në rajonin e Vardarit, 11 në lindje, 26 në jugperëndim, ku më së shumti 10 janë në Makedonski Brod, në juglindje janë lëshuar 27, në Pellagoni 32, në Pollog 45, nga të cilat më së shumti 27 në Mavrovë dhe Rostushë, në verilindje gjashtë dhe në Shkup 42.

Në rajonin e Shkupit, më së shumti leje për ndërtim janë lëshuar në Çair, shtatë në Qendër, pesë në Petrovec dhe Gazi Babë, katër në Butel dhe tre në Çuçer Sandevë dhe Sopishte.

Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve është 2.016,567 mijë denarë, që është për 40,9 për qind më pak krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të lëshuara për ndërtim, 105 ose 52,8 për qind janë për objekte me ndërtim të lartë, 38 ose 19,1 për qind janë për objekte me ndërtim të ulët dhe 56 ose 28,1 për qind objekte për rindërtim.

Nga gjithsej 199 objekte, 90 ose 45,2 për qind si investirorë paraqiten persona fizikë, ndërsa 109 ose 54,8 për qind objekte investitorëve janë subjekte biznesi.

Related posts

Afati për parashtrimin e TVSH-4 vazhdohet deri më 27 tetor

Admin

Në gusht 88,7 për qind e konsumit të rrymës nga prodhimi vendor

Admin

Çmimet e derivateve nuk ndryshojnë

Admin

Deri në fundvit do të kemi katër avio destinacione të reja

Admin

Kushtet e motit optimale për aktivitetet bujqësore

Admin

Njihuni me kompanitë me pagat më të larta mesatare, prej 2000 deri në 10,000 euro

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com