Edhe pse Joan Laporta nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar nëse do të kandidojë për presidencën e re të Barcelonës, ai i di lëvizjet e para nëse kthehet për të drejtuar klubin.
Laporta, i cili ishte president i Barcelonës nga 2003 deri në 2010, ka dy ide kur bëhet fjalë për kandidaturën e tij.
Laporta dëshiron të sjellë Mateu Alemanni si drejtorin e ri sportiv nëse ai bëhet presidenti i ri i Barcelonës, dhe David Alaba nga Bayern Munich të jetë përforcimi i parë i madh në epokën e tij presidenciale.
Alemanni u largua nga Valencia një vit më parë për shkak të një mosmarrëveshje me pronarin, dhe konsiderohet si një nga punëtorët më të mirë të sportit në Spanjë.
Sa i përket Alaba, ai me siguri nuk do të zgjasë kontratën e tij me Bayern dhe do të jetë një agjent i lirë, por shumë gjigantë evropianë po luftojnë për nënshkrimin e tij.