18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Sport

Lama: Shpresojë të fitoj sërisht “Gongun e Artë”

Përpos pandemisë së “Covid 19”, nga dita e enjte e deri të shtunën, do të zhvillohet edicioni i 50-të I turneut të boksit “Gongu i Artë”, i cili do të do të sjell 60 boksier nga 13 shtete të ndryshme të Evropës dhe botës.Përfaqësuesja e Maqedonisë, e drejtuar nga trajneri Ruzhdija Kallaç dhe kapiteni Jasin Lama, do të garojë me 7 boksierë në kategori të ndryshme. Lama është fitues i fundit i “Gongut të Artë”, i cili pas Botëroritit në Serbi, do të garojë në kategorinë deri më 60 kg, ndërsa si pjesë e Maqedonisë do të jenë edhe Ardian Xhemaili, Ordan Jasharoski, Dion Lena, Ferid Hoxha, Leo Jovanovski dhe Arsim Etemi.

“Tani sa jemi kthyer nga Kampionati Botëror dhe jemi në formën e duhur dhe presim që edhe këtë vit “Gongu I Artë” të mbetet në shtetin tonë, në Maqedoni….Jam në formën më të mirë dhe shpresojë që edhe këtë vit të jetë “Gongu i Artë” në duart e mia.

Kryetari i Federatës së Boksit, Primislav Dimovski dhe nënkryetari, Faton Salihu, faleminderuan publikisht Agjencinë për Rini dhe Sport, si mbështetës kryesor të eventit jubilar, ndërsa premtuan spektakël të boksit në palestrën e vogël të “Boris Trajkovski” në ditët në vijim.

Faton Salihu, nënkryetar i FBM

“Një faleminderim të veçantë për Agjencionin për Rini dhe Sport, poashtu edhe drejtorin Naumçe Mojsoskin , i cili na ka dhënë një përkrahje të madhe për realizimin e projektit , sidomos për realizimin e turneut “Gongu i Artë”, i cili është i 50 -të dhe jubilar. Do të marrin pjesë 13 shtete mes të cilëve janë nga boskier nga Bullgaria, Anglia, Uellsi, Irlanda, Serbia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi , Kroacia , Sllovenia, Kina, Ukraina, Molldavia, si dhe boksierët më të mirë nga Maqedonia.

Sfidat e çerekfinales do të zhvillohen gjatë ditës së enjte, ndërsa një ditë më vonë,  gjysmëfinalet do të zhvillohen në orën 13 dhe 18, ndërsa finalet janë paraparë që të zhvillohen të shtunën në orën 20.00 në palsetrën sportive “Boris Trajkovski”.

Related posts

Manchester United XI vs West Ham: Confirmed early team news, predicted lineup, latest injuries for today

Lea Musliju

Veprim idiotesk dhe i shëmtuar nga Ibrahimovic ndaj Azpilicuetas – suedezi shpëtoi madje edhe pa u ndëshkuar

admin

Sheriffi dhe Interi luajnë për fitore, formacionet e mundshme

admin