24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Kosovë

Lajçak kërkon progres në procesin e dialogut, Serbia insiston për Asociacionin

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar të hënën në Bruksel me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Twitter Lajçak ka bërë të ditur se gjatë takimeve të ndara me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq ka përsëritur qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së se është i nevojshëm një përparim në rrjedhën e dialogut.

“Sot prita dy kryenegociatorët dhe delegacionet e tyre në takime të veçanta për çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara në dialog. Unë gjithashtu i informova për Këshillin e BE-së të hënën dhe përsërita pritjet e vendeve anëtare. Është koha për përparim të vërtetë”, shkori ai.

Delegacioni serb ka dalë më një komunikatë pas takimit në Bruksel.

Sipas tyre, “varet nga Prishtina” nëse më vonë gjatë ditsë do të ketë takim trepalësh në Bruksel: BE – Kosovë – Serbi.

Tutje thonë se pala serbe ka shkuar në Bruksel për të folur për Asociacionin dhe tema të tjera.

“Ne kemi ardhur të bisedojmë dhe jemi absolutisht të gatshëm për bisedime me Prishtinën. Për këtë jemi këtu. Tash në pyetje është konstruktiviteti i tyre se a do të vijë deri te takimi direkt, gjithçka varet nga Prishtina. Ne kemi ardhur në Bruksel duke u nisur nga ftesa e BE-së që sot të flasim për formimin e Asociacionit. Kështu është potencuar në ftesën e BE-së të datës 30 shtator”, thuhet në komunikatë.

Qeveria e Kosovës në disa raste ka thënë se nuk do të themelojë asociacion të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.

Related posts

Kujdestarja e klasës mes lotësh përshkruan nxënësen e saj që u vra në Gllogjan

admin

Kosova dhe Serbia diskutojnë marrëveshjet e deritanishme më 16 nëntor në Bruksel

admin

Osmani: Qytetarët iu besojnë grave, me votë më mundësuan të jem komandante supreme

admin