22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Kyçyk: Shprehim ngushëllime të thella për dhimbjen dhe vuajtjet e familjarëve të viktimave

Shkup, 23 nëntor – Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyçyk shprehu ngushëllime me rastin e aksidentit tragjik në Bullgari, në të cilin jetën e humbën 46 persona.

“Pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta për tragjedinë që u ndodhi qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Shpreh ngushëllime të thella për dhimbjen dhe vuajtjen e familjarëve të viktimave dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të lënduarve në këtë katastrofë të rëndë. Në një ditë të errët si kjo, dy vendet tona e ndajnë dhimbjen e përbashkët, tregojnë empati, që është karakteristike për vendet fqinje, si Republika e Bullgarisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Në këtë moment mendimet tona janë me ju dhe shprehim keqardhje për humbjen në aksidentin e tmerrshëm”, thekson Kyçyk.

Related posts

Në Budapest u mbajt takimi i dhjetë odave ekonomike nga Ballkani Perëndimor dhe nga Grupi i Vishegradit

admin

Besimi: Përkrahje shtesë për fermerët përmes fondi të ri dhe më shumë mjete për zhvillimin e gjelbër

admin

Ky është Lulzim Sulejmani i mbijetuari nga tragjedia në Bullgari, ka ndihmuar edhe të tjerët të shpëtojnë

admin