28.8 C
Skopje, NM
16/09/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Kuvendi me 71 vota “pro” i votoi ndryshimet ligjore për masën “Fundjavë pa TVSH”

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në kuadër të vazhdimit të seancës së 15-të me 71 vota “pro”, nëntë të përmbajtur dhe pa asnjë votë kundër e solli Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kthimin e një pjese të tatimit për vlerë të shtuar personave fizikë, me procedurë të shkurtuar.

Me votimin e ndryshimeve ligjore mundësohet të realizohet masa “Fundjavë pa TVSH”, pjesë e masave të paralajmëruara antikrizë për shkak të pandemisë me Kovid.

Deputetët e LSDM-së vlerësojnë se bëhet fjalë për projekt me interes të qytetarëve dhe dje bënë thirrje të gjithë deputetët ta mbështesin. Projekti “Fundjavë pa TVSH”, sipas shumicës në pushtet, do të thotë paratë të kthehen mbrapa në llogaritë e qytetarëve, mbështetje e konsumit privat dhe përforcim i buxhetit vendor.

Opozita, nga ana tjetër, vlerësoi se ligji është shkruar shpejtë dhe se ka vonesë në zbatimin e tij. Vlerësojnë se qytetarët nuk kanë kurrfarë dobie dhe nënvizojnë se projekti dedikohet vetëm për ata të cilët kanë “telefona të mençur” dhe janë shfrytëzues të aplikacionit “TVSH-ja Ime”.

Nga VMRO-DPMNE propozojnë kjo masë të zbatohet për katër fundjava, nga një në muajt nëntor dhe dhjetor të këtij viti dhe nga një në janar dhe shkurt vitin e ardhshëm. Ashtu, siç thonë, do të mbrohet shëndet i qytetarëve dhe nuk do të ketë turma në dyqanet, ndërsa njëherësh do të përforcohet ekonomia dhe do t’u ndihmohet prodhuesve të produkteve të vendit.

Me “Fundjavë pa TVSH” qytetarët do ta kthejnë mbrapa të gjithë TVSH-në për produktet që do t’i blejnë gjatë fundjavës së ardhshme të zgjatur midis 10 dhe 12 tetorit. “Fundjavë pa TVSH” është pjesë e pakos së katërt të masave qeveritare antikrizë. Vlerësimet janë se midis 350 mijë shfrytëzuesve të aplikacionit “TVSH-ja Ime” do të kenë mundësi të blejnë produkte vendore dhe shërbime, kompjuterë dhe pajisje tjetër TIK në vlerë prej së paku 30 mijë denarë, ndërsa në afat prej disa ditëve në llogaritë e tyre transaksionare do t’u kthehet TVSH-ja.

Përmes kësaj mase, sipas vlerësimeve, do të realizohet qarkullim prej 170 milionë euro të cilat do të jenë injektim për ekonominë, ndërsa qytetarëve do t’u kthehen 17 milionë euro përmes kthimit të TVSH-së.

Në ligj thuhet se llogaritë fiskale të cilat do të jenë cak i kthimit të plotë të tatimit të vlerës së shtuar do të mund të skanohen përmes softuerit aplikativ të Drejtorisë për të Ardhura Publike më së voni tre ditë nga afati i lëshimit. Kthimi i shumës së plotë të tatimit do të bëhet më së voni 15 ditë nga dita e dhënies së llogarisë fiskale.

Deputetët i votuan edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për institucione të larta arsimore për arsimin e kuadrit mësimor në edukimin parashkollor, fillor dhe të mesmë, në procedurë të shkurtuar.

Related posts

MMJPH: Filloi shënimi i Javës evropiane të mobilitetit 2021

Admin

Gjykata Penale: Nëse Rashkovski keqpërdor lejen për të dalë, atëherë do t’i caktohet paraburgim

Admin

Tre të vdekur në qendrën Kovid, ulet numri i kontrolleve

Admin

Zaev për Ballkanin e Hapur: Kosova si shtet i pavarur i ndërton qëndrimet e veta, ne i respektojmë ato

Admin

Maqedonia e Veriut dhe Kosova me kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit

Admin

Njerëz të Musa Xhaferit “ndezin motorët“ në përkrahje të Nevzat Bejtës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com