14.9 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

Kuvendi Kombëtar i PD/ Basha thërret në takim krerët e 71 degëve, zbulohet motoja për ‘18 dhjetorin’

Ditën e sotme në orën 16.00, kryetari i PD Lulzim Basha ka thirrur në një takim kryetarët e 71 degëve të PD. Kolegji i kryetarëve pritet të ketë në qendër të diskutimeve çështje që lidhen me organizimin e Kuvendit Kombëtar të PD në 18 dhjetor. Kjo është data që u vendos me 2/3 e votave të kryesisë së PD.

Thirrja e Kuvendit Kombëtar u propozua nga kryetari Basha, pas refuzimit të mbështetësve të zotit Berisha për të verifikuar sipas statutit firmat e mbledhura prej tyre për thirrjen e Kuvendit.

Basha është treguar i vendosur në qëndrimin e tij për të mos njohur ato që i quajti “struktura paralele”. Motoja e Bashës për 18 dhjetorin është: “1 Parti, 1 Kuvend”.

Related posts

Përplasen PD dhe LSI: Bardhi tregon pse dështoi koalicioni. Kryemadhi: Mashtrim, i shërben Ramës

admin

Rama: Lul është koha ta provoni në lëkurë atë që i keni bërë të tjerëve, nuk ma lejon edukata të merrem me ty moj gaxhie

admin

Edi Rama prin si lideri i parë në Evropë për reagimet dhe numrin e ndjekësve në Facebook, në top 10 edhe Albin Kurti

admin