-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Kuvendi i FBK-së ia jep dritën e gjelbër Planit Strategjik 2021-2025

Kuvendi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 30.03.2021 ia ka dhënë dritën e gjelbër fillimit të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së për periudhën 2021 – 2025.

30 delegatë të pranishëm nga 39 sa numëron gjithsej Kuvendi i FBK-së e kanë votuar unanimisht Planin Strategjik 2021-2025 të cilin para delegatëve e ka prezantuar Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

Numri një i FBK-së para delegatëve ka deklaruar:

“Federata e Basketbollit të Kosovës gjatë hartimit të Planit Strategjik ka bashkëpunuar me të gjitha grupet e saj të interesit, derisa me Grupin e përbashkët të Punës që e kemi pasur me FIBA-n, ne kemi punuar për një periudhë 8 mujore në hartimin e këtij plani.

Ky është Plani Strategjik i pari për FBK-në që nga paslufta, andaj ne premtojmë se së bashku me anëtarët tanë dhe me të gjitha grupet tona të interesit do të punojmë në implementimin e tij.

Kjo është një sfidë e radhës për ne si Federatë, por ne jemi të gatshëm, andaj edhe qysh nga fillimi i vitit ne kemi filluar me implementimin e planit strategjik.

Ne planifikojmë ta bëjmë lansimin e planit strategjik zyrtarisht në prani të zyrtarëve të lartë të FIBA-s dhe FIBA Evropës në një aktivitet të MiniBasketbollit, por se për kohën e saktë të lansimit nuk mund të flasim saktë, pasi jo gjithçka varet nga ne dhe FIBA, me pandimë e pranishme. Ne shpresojmë se kjo do të ndodh në muajin maj ose qershor”.

Pesë qëllimet e Federatës së Basketbollit të Kosovës me të cilat synon të arrijë të realizojë planin e saj strategjik janë:

Perfomanca e lartë (plani teknik, zhvillimi i lojtarëve dhe trajnerëve, zhvillimi i garave).
Rritja e të ardhurave dhe stabiliteti financiar.
Basketbolli për të gjithë (rritje 100% e pjesëmarrjes përmes komunitetit, klubeve dhe shkollave).
Femrat në basketboll.
Fuqizimi i klubeve tona.
Secili qëllim i ka objektivat dhe nën-objektivat e veta, si dhe planet e veprimit me të cilat do të realizojë implementimin e këtij Plani Strategjik për periudhën 2021-2025.

Related posts

Marotta: Pogba ka sjellë përfitimin më të madh që ka parë ndonjëherë futbolli

Admin

Megjithatë, Deschamps do vazhdojë në krye të Francës

Admin

ZYRTARE: Nuno Espirito Santo emërohet menaxher i Tottenhamit

Admin

Henbollistja Donita Lajqi: Jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën

Admin

Vazhdojnë me përgatitjet intensive para grave evropiane

Admin

Unitedi dhe Dortmundi kanë marrëveshje për Sanchon, pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com