23.8 C
Skopje, NM
27/07/2021
DailyNews.mk
Kosovë

Kurti publikon Deklaratën e Paqes dhe jep detaje tjera nga takimi: Vuçiqi nuk mi pranoi tri librat që ia dhashë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas konferencës me gazetarë në Bruksel ka dhënë detaje të tjera nga takimi që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kurti ka prezantuar deklaratën e paqes e përbërë nga gjashtë pika që ka bërë në takim me Vuçiqin, i ndërmjetësuar nga Borrell.

I pari i qeverisë thotë se në takim me Vuçiqin i ka dhënë këtij të fundit tri libra por që nuk i ka pranuar.

“Për dallim nga ndërmjetësi Josep Borrell, kryetari i Serbisë nuk i mori tre librat që ia dhashë: rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës, listën e 1.133 fëmijëve të vrarë prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur, dhe librin “Muhaxhirët – Dosja Britanike” për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit”, ka shkruar Kurti.

Ai edhe njëherë ka shprehur keqardhje që Serbia nuk pranoi futjen në tekst të togfjalëshit “ballafaqimi me të kaluarën”.

“Serbia si shtet ka ardhur në mesin e popullsisë shqiptare me gjenocid dhe ka ikur me gjenocid. Mosnjohja e së kaluarës së saj kriminale dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës janë të lidhura ngushtë”.

Për fund Kurti thotë se Kosova është për dialog konstruktiv dhe për dallim nga Serbia “vendi ynë nuk ka dilema sa i përket integrimeve euro-atlantike.

Në takimin e dytë me delegacionin e Serbisë në Bruksel, sot ofruam një Deklaratë të Paqes me gjashtë nene, të balancuar…

Posted by Albin Kurti on Monday, July 19, 2021

Related posts

Kurti nderon Enver Zymberin në dhjetëvjetorin e rënies në krye të detyrës

Admin

Ky është Sevdail Rrustemi nga Podujevë që humbi jetën në aksidentin e djeshëm

Admin

Dy udhëtarë të lënduar në Kroaci, mbeten nën kujdes intensiv

Admin

Në mesin e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci edhe dy gra nga komuna e Junikut

Admin

Dedikimi emocionues i dajës për mbesën që vdiq në aksidentin në Kroaci: Mu nda zemra, nuk prita që do të shkruaj për vdekjen tënde

Admin

I mbijetuari i aksidentit në Kroaci rrëfen tmerrin e përjetuar: Një grua poshtë meje kishte vdekur – më së rëndi ka qenë t’i shohësh të rinjtë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More