13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Kosovë

Kurti merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këto ditë do të udhëtoj drejt Francës. Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që do të mbahet në Paris.

Pjesëmarrjen e kryeministrit në këtë forum e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Forumi do të mbahet të enjten dhe të premten në Paris ku do të jenë rreth 450 pjesëmarrës.

Ndërkohë që Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci, samit ky i cili do të mbahet për herë të parë në SHBA.

“Samiti për Demokraci i presidentit është një nga shumë nismat amerikane e fokusuar në avancimin e demokracisë, luftimit të korrupsionit dhe promovimit e respektimit të të drejtave të njeriut anë e mbanë botës. Jo të gjithë partnerët mund të akomodohen në këtë nismë” u tha në përgjigjen e ambasadës. 

Related posts

Konjufca: Puna e Komisioneve parlamentare është jetike për efikasitetin e Kuvendit të Kosovës

admin

Rizvanolli: Qytetarët ta kursejnë energjinë elektrike për ngrohje, çmimet janë pesëfishuar

admin

Ambasada amerikane fton qytetarët të dalin në votime

admin