13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Kosovë

Kurti bisedë telefonike me Escobar: Flasin për njohjen reciproke Kosovë – Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonikë me Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka njoftuar se me diplomatin amerikan kanë biseduar për një sërë çështjen, ndër to edhe për atë të njohjes reciproke me Serbinë.

“Në një bisedë telefonike me Gabriel Escobar. Diskutuam për një sërë çështjesh përfshirë reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres që përqendrohet në njohje reciproke”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, tashmë është përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Related posts

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 6 raste të reja me Kovid-19

admin

Këto janë komunat ku do mbahen zgjedhjet të dielën

admin

Kryeministri i Kroacisë viziton sot Kosovën, kjo është agjenda e takimeve

admin