20.7 C
Los Angeles
August 15, 2022
DailyNews – MK
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Kur hapen vendvotimet në SHBA dhe si shkon procesi i numërimit të votave?

Çdo shtet i SHBA-së ka një proces të ndryshëm dhe vendos rregulla të ndryshme për procesin zgjedhor. Afër 100 amerikanë kanë votuar më herët dhe këtë vit pati më shumë të tillë për shkak të pandemisë, ndërsa miliona të tjerë do të votojnë në ditën e zgjedhjeve.

Me 50 shtete që shtrihen në nëntë zona të ndryshme kohore, qendrat e votimit në të gjithë vendin do të hapen në pika të ndryshme gjatë ditës së zgjedhjeve.

Votimi është tashmë në proces në disa shtete, duke përfshirë edhe në New Hampshire.

Votimet e para janë në shtetet lindore të tilla si Vermont, ku votuesit do të hedhin votat e tyre në temperatura shumë të ulëta dhe me borë që fillojnë nga ora 05:00 e kohës lokale së tyre (EST).

Këtu është një listë e pjesshme e orëve të planifikuara të hapjes në disa shtete dhe distriktin e Kolumbisë:

06:00 EST (11:00 GMT): Connecticut, Indiana, Kentucky, Maine, New Jersey, New York, Virginia

07:00 EST (12:00 GMT): Delaware, District of Columbia, Florida, Georgia, Illinois, Louisiana, Michigan, Missouri, Pennsylvania, Rhode Island, Carolina e Jugut

09:00 EST (14:00 GMT): Colorado, Montana, Nebraska, New Mexico, Utah, Wyoming

10:00 EST (15:00 GMT): California, Idaho, Nevada

Po ashtu, edhe në numërimin e votave proceset dallojnë. Disa shtete pritet që të numërojnë shumicën e fletëvotimeve në ditën e zgjedhjeve derisa disa të tjerë e përfundojnë numërimin pas ditës së zgjedhjeve.

Florida, Georgia, Texas, Karolina Veriore dhe Ohio do të mund ta bëjnë numërimin gjatë ditës së zgjedhjeve. Ndërsa, Arizona, Wisconsin, Michigan, Pennsylvania një ditë më pas

Related posts

OKB paralajmëron varfëri nëse zgjatet lufta në Ukrainë

admin

Danimarka do t’i dhurojë Ukrainës “lansues raketash kundër anijeve”

admin

Deputeti ukrainas ‘nxit’ Putin: Përdor armët e shkatërrimit

admin