Deri më 31 mars është hapur Konkursi për çmime të gazetarëve për vitin 2020 të Institutit maqedonas të mediave (IMM). Në prag të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të IMM-së dhe vendosjes së çmimeve të gazetarisë për storjet më të mira hulumtuese, IMM e ridizejnoi konceptin e çmimeve – nga viti 2021 konkursi titullohet “Çmimet e gazetarisë Nikola Mladenov”.
IMM kumtoi se do të ndahen tre çmime vjetore, në kategoritë: Storja më e mirë hulumtuese, Produkti më inovativ gazetaresk dhe Fotografia më e mirë reporter.
“Qëllimi i IMM-së edhe më tej do t’i mbështesë dhe shpërblejë storjet më të mira hulumtuese, duke hapur mundësinë për mbështetje dhe afirmim të formave të tjera të shprehjes gazetareske”, informon Instituti maqedonas i mediave.
Në konkurs mund të paraqiten të gjithë gazetarët dhe fotoreporterët që punojnë profesionalisht në media ose bashkëpunojnë me ta si profesionistë të pavarur. Materialet e paraqitura duhet të publikohen gjatë vitit 2020 në një gazetë, në radio, në televizion, në portalet e informacionit në internet ose nga agjencitë e lajmeve që janë të regjistruara dhe veprojnë në vendin tonë.
Në Konkursi “Çmimet e gazetarisë 2020 Nikola Mlladenov”, i publikuar në ueb faqen e IMM-së, janë theksuar shumë informacione në lidhje me kriteret dhe mënyrën e aplikimit dhe janë në dispozicion formularët e aplikimit për kategorinë e duhur.