1 C
Skopje, NM
26/02/2021
DailyNews.mk
Kulturë

“Kohë për rrëfim”/ Libri më i ri i Ismail Kadaresë

Tre vjet pas botimit të librit “Kur sunduesit grinden”, shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare vjen për lexuesin me një libër të ri. “Kohë për rrëfim” është libri i ri që shtëpia Botuese “Onufri” do të hedh në treg më 28 janar, ditën e lindjes së shkrimtarit, një bisedë e gjatë me Alda Bardhylin.

“Kadareja flet shumë haptazi me Alda Bardhylin, për marrëdhënien e tij komplekse dhe të rrezikshme me klanin Hoxha dhe sidomos me diktatorin Enver. Ai diskuton edhe mbi përpjekjet për t’u arratisur, mbi periudhën si deputet dhe shpresat e tij pas shembjes së regjimit komunist në vitin 1990.Kjo është seria më e shtjelluar e bisedave të mbajtura me Ismail Kadarenë, një bisedë mes një shkrimtari të rëndësishëm shqiptar dhe një studiueseje të re shqiptare, mbi dashurinë, letërsinë dhe historinë e shekullit XX, që do të bëjë jehonë përtej kufijve të vetë Shqipërisë”, shkruan në parathënien e këtij libri, shkrimtari I njohur anglez Jason Goodwin.

Related posts

‘Armikja e dashurisë është krenaria, nuk na lë të kërkojmë ndjesë për fjalët e folura pa menduar’

Admin

Tiranë: Del studimi mbi pandeminë “Asgjë nuk do të jetë si më parë”

Zekirija Haxhiu

Numri i shqiptarëve në Shkup, Tetovë e Gostivar në statistikat e vitit 1908

Admin

Historia e panjohur e sundimtarit të Egjiptit me origjinë shqiptare, KRAHASIMI me Napoleon Bonapartin

Admin

Sot shënon ​43 vjetori i vdekjes së Charlie Chaplin

Lea Musliju

Letrat që Luigi Pirandello ia shkroi Zef Skiroit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More