8.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Kthimi i mundshëm i Vjosa Osmanit në LDK, Isa Mustafa: Mund t`i bie ndërmend të bëhet edhe mbretëreshë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka ironizuar me deklaratën e Vjosa Osmanit, pasi kjo e fundit u deklarua se për një kthim të mundshëm në LDK nëse nga kjo parti do të largohej kryesia aktuale.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa në një deklaratë për Telegrafin, ka thënë se dikujt mund t’i bie ndërmend të bëhet edhe mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar.

“Nuk e shoh të arsyeshme të komentoj, çfarë kujt i bie ndërmend të deklarojë. Mund t’i bie ndërmend dikujt nga ne të bëhet edhe mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar, në qoftë së tërhiqet Elizabeta”, ka thënë Mustafa.

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe ish-kandidatja për kryeministre nga LDK në zgjedhjet e fundit, Vjosa Osmani në ‘KALLXO Pernime’ ka folur edhe për ftesën e Lutfi Hazirit për t’u kthyer në LDK.

“Nuk ka qenë thirrje e drejtpërdrejtë e Lutfi Hazirit me u kthy në LDK. Ma ka ‘sjell’ ngapak, por jo aq drejtpërdrejtë, por unë kam raporte të mira me të. Nuk e kam ftuar në iniciativën time Lutfi Hazirin sepse ai ka qenë i qartë qysh nga fillimi”, tha ajo.

“Le të largohet kryesia e re e LDK-së, e le të vijmë të flasim për mundësinë e kthimit në LDK”, shtoi Osmani e pyetur nga gazetarja Jeta Xharra nëse do të kthehej në LDK nëse largohet kryesia e kësaj partie.

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe ish-kandidatja për kryeministre nga LDK në zgjedhjet e fundit, Vjosa Osmani, ka komentuar iniciativën e saj të re dhe njerëzit që pritet t’i bashkohen.

“Njerëzve të LDK-së që besojnë që vlera dhe potenciali i tyre nuk lejojnë që votat dhe besimi i tyre me u keqpërdor e kanë derën të hapur”, tha Osmani.

“Secili në LDK duhet ta ketë parasysh që a duam të jenë pjesë e një koncepti politik që e keqpërdor deri në masën më ekstreme besimin e votuesve”, tha tutje Osmani.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com