22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

KSHPK me thirrje për nxënësit për zgjidhje kreative në temën mbrojtja e treguesve

Shkup, 10 nëntor – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) shpalli thirrje publike për përpunimin e vizatimeve, në të cilën mund të marrin pjesë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, veçanërisht ata nga shkollat e mesme të artit.

Thirrja është pjesë e fushatës për mbrojtje të treguesve të KSHPK-së në suaza të Projektit IPA II “Promovimi i transparencës dhe përgjegjësisë në administratën publike të Maqedonisë së Veriut”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi i kësaj thirrje është të nxiten të rinjtë t’i shprehin pikëpamjet e tryre në këtë temë, përmes përpunimit të porosive vizuele, grafikave dhe strip tregimeve të shkurtëra.

Përmes thirrjes publike KSHPK ka për qëllim në mënyrë kreative të kontribuojë për mirëkuptim, pranim dhe mbështetje të treguesit të mbrojtur, ndërsa njëherit edhe të kontribuojë për respektim më të madh të ndershmërisë dhe sinqeritetit, si përfitime më të larta në shoqërinë tonë.

Në atë mënyrë, citohet në kumtesën e sotme të KSHPK-së, edhe popullata e re do të përfshihet në procesin e informimit dhe edukimit të opinionit për tregues, si model në shoqëri, si dhe për vlerën e mbrojtjes së tyre.

Shpërblimet për porositë më të mira vizuele do të ndahen më 9 dhjetor të vitit 2021, në Ditën Ndërkombëtare përkushtuar luftës kundër korrupsionit dhe ndeshjes së interesave.

Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të cilët janë të interesuar mund t’i dërgojnë krijimet e tyre në linkun në vijim: www.transparentnaumetnost.mk. Veprat më të mira do të marrin certifikata dhe literaturë profesionale nga fusha e vizatimit grafik.

Related posts

Pendarovski takohet shkurtimisht me presidentin amerikan Joe Biden

admin

Në rrethin e dytë u zgjodhën gjithsej 44 kryetarë komunash

admin

Mickoski: Edhe shumë spekulime për mos paraqitjen e deputetit Rexhepi, do të presim deri në ora 12 që të shfaqet

admin