18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Kryqi i Kuq me mbështetje për familjet e viktimave

Shkup, 23 nëntor – Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin me familjet e viktimave të aksidentit të tmerrshëm të autobusit që ndodhi në Republikën e Bullgarisë mëngjesin e sotëm.

“Ndajmë dhimbjen me familjet e të vrarëve tragjikisht, megjithëse jemi të vetëdijshëm se për momentin nuk ka fjalë që mund të ngushëllojnë dhimbjen dhe humbjen e tyre. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Në këto momente të vështira kur humben shumë jetë të rinjsh, duam të theksojmë se Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion, në bashkëpunim me institucionet shtetërore do të kontribuojë në ofrimin e mbështetjes së nevojshme për familjet e viktimave”, qëndron në kumtesë.

Shprehin mirënjohjen tonë për Kryqin e Kuq Bullgar, i cili në orët e hershme të mëngjesit ofroi mbështetjen dhe punën e përbashkët në uljen e dhimbjes dhe pikëllimit të të lënduarve dhe familjeve të viktimave.

“Organizata jonë vë në funksion të gjithë mekanizmat për ndihmë humanitare për të lënduarit dhe familjet e viktimave duke ofruar mbështetjen e parë psikologjike, materiale dhe financiare. Në këtë drejtim, Ju bëjmë thirrje të gjithëve që së bashku të tregojmë humanizmin dhe solidaritetin tonë në dhënien e ndihmës financiare familjeve të prekura nga fatkeqësia”, theksojnë nga Kryqi i Kuq.

– Llogaria e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 SHA Komercijalna Banka me shënim: ndihmë për qytetarët e lënduar në aksident trafiku në Republikën e Bullgarisë.

– Donacione në numrat e telefonit 070/075/077 143 400 (donacion prej 100 denarë nga telefonata).

– Për donacione të mjeteve në valutë tjetër:

NAME OF THE ORGANIZATION: MACEDONIAN RED CROSS

BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE

BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA

BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11

SWIFT CODE: KOBSMK2X

IBAN CODE: MK07300701000001228.

Related posts

“Nëse nuk ka zgjidhe në dhjetor me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut do të mbetet e izoluar”

admin

Trajnim dhe manual për mësimdhënësit si të ligjërojnë tema kontroverse

admin

Mariçiq: Nuk mund të jem indiferent për dënimin me kusht për aksidentin në Ohër në të cilin jetën e humbën dy djem

admin