14.7 C
Los Angeles
May 23, 2022
DailyNews – MK
Maqedoni

Kryqi i Kuq i RMV-së do të ndajë mirënjohje për kontributin e vullnetarëve

Shkup, 3 dhjetor – Me rastin e Ditës Botërore të Vullnetarizmit Kryqi i Kuq sot do të ndajë mirënjohje për kontributin e vullnetarëve të kësaj organizate. Ngjarja do të shënohet nën moton “Heronjtë mes nesh – Të pandalshëm” duke asocuar në përpjekjet e posaçme të vullnetarëve të Kryqit të Kuq të cilët veprojnë ndonjëherë edhe në rrethana të jashtëzakonshme duke siguruar mbështetje dhe ndihmë për grupe të ndryshme të prekura nga situatat dhe rreziqet urgjente.

Siç është paralajmëruar, do të ketë fjalim sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sait Saiti.

Me rastin e Ditës Botërore të Vullnetarizmit, Kryqi i Kuq i RMV-së do tu ndajë mirënjohje rasti vullnetarëve nga shoqëria nacionale të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë në aktivitetet e zbatuara në vitin 2021. Mirënjohjet do të ndahen nga ana e presidentit Stevo Pendarovski dhe bashkëshortes së tij Elizabeta Gjorgjieska.

Related posts

Ngordhje masive e guaskave në bregun e liqenit të Dibrës

admin

Një 13 vjeçare është pacientja më e re që ka abortuar në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup

admin

BDI ka filluar festën në Dibër (Video)

admin