13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Kosovë

Kryeprokurorët dhe prokurorët obligohen t’u raportojnë mbikëqyrësve kur komunikojnë me pushtetet tjera, KPK sqaron vendimin

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) sqaron se vendimi i cili obligon kryeprokurorët dhe prokurorët që t’i njoftojnë mbikëqyrësit e tyre të drejtpërdrejtë, përkatësisht Kryeprokurorin e Shtetit dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, lidhur me komunikimin me përfaqësuesit e pushteteve të tjera, ka për qëllim respektimin e plotë të hierarkisë institucionale dhe funksionimin e sistemit prokurorial në mënyrë sa më të koordinuar dhe efikase.

Në njoftimin e KPK-së thuhet ky vendim nuk e kufizon apo ndalon komunikimin me pushtetet e tjera, mirëpo vetëm obligon kryeprokurorët dhe prokurorët që t’i njoftojnë mbikëqyrësit e drejtpërdrejtë për çdo komunikim dhe takim që zhvillojnë me përfaqësuesit e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe me përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare.

“Për hir të informimit të drejtë dhe të saktë, ky vendim nuk e kufizon apo ndalon komunikimin me pushtetet e tjera, mirëpo vetëm obligon kryeprokurorët dhe prokurorët që t’i njoftojnë mbikëqyrësit e drejtpërdrejtë për çdo komunikim dhe takim që zhvillojnë me përfaqësuesit e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe me përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e KPK.

Ndryshe, mbrëmë në media u raportua se KPK dyshon për takime të fshehta private të prokurorëve me politikanë.

Për këtë u tha se KPK ka marrë vendim për ta ndaluar këtë, ndërsa Ministria e Drejtësisë i ka mohuar pretendimet.

Related posts

​Linhart: Austria do ta mbështesë Kosovën për heqjen e regjimit të vizave

admin

Ura më e lartë në Ballkan në Rrugën e Arbrit që do të hapet të hënën

admin

Shqiptarët presin me vite për shtetësi të Kosovës ose Shqipërisë

admin