2.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Kryeministri i Italisë Conte sinjalizon dorëheqjen

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, në një mbledhje të kabinetit qeverisës të martën (26.01) do të ofrojë dorëheqjen. Qeveria e tij e pakicës ndonëse ka fituar votëbesimin ka bazë të dobët.

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte të martën (26.01) do të japë dorëheqjen. Në mëngjes është planifikuar mbledhja e qeverisë, ku ai do ta komunikojë, se do t’i dorëzojë kërkesën për dorëheqje presidentit Sergio Mattarella, vuri në dukje zyra e kryeministrit në Romë. Sipas mediave qeveria e qendrës së majtë shpreson, që Conte të rimarrë nga kreu i shtetit mandatin për krijimin e një qeverie të re.

Në senat pritet votimi

Situata ka mbetur në vend-numëro. Conte pas dështimit të koalicionit dhe një mocioni të papritur votëbesimi në të dy dhomat e parlamentit arriti të fitojë votëbesimin e deputetëve me shumicë absolute, por në senat fitoi me një shumicë të thjeshtë. Këtë javë senati duhet të votojë për raportin vjetor mbi sistemin e drejtësisë. Kjo temë që në fakt për një qeveri të stabilizuar është vetëm një formalitet, mund të shënojë përfundimisht dështimin e Contes. Disa senatorë, që e kanë mbështetur atë deri javën e kaluar, me votimin që pritet nuk duan ta bëjnë më këtë gjë.

Në senat koalicioni qeveritar ka një shumicë të thjeshtë. Aleanca e Contes që qeveris qysh nga shtatori 2019 dështoi pas tërheqjes më 13 janar të partisë së vogël, Italia Viva të ish-kryeministrit Matteo Renzi. Sfondi ka të bëjë me grindjen për përdorimin e parave të ndihmave të BE-së në pandeminë e koronavirusit. Qysh atëherë kryeministri i paparti dhe partnerët e tij në qeverisje lëvizja Pesë Yjet, socialdemokratët dhe një parti e vogël e majtë po përpiqen të gjejnë mbështetës të rinj në parlament.

Përpara një jave Conte e përballoi për fije mocionin e votëbesimit në senat me 156 vota. Me humbjen e shumicës absolute të 161 votave, qeveria e tij u dobësua ndjeshëm. Conte si rrjedhojë u bëri thirrje të pavarurve dhe deputetëve të qendrës në senat, që të hyjnë në qeverinë e tij të pakicës. Por shumë pak syresh iu përgjigjën thirrjes së tij. Conte në luftën për përballimin e pandemisë së koronavirusit dhe pasojat dramatike në ekonomi që po le ajo ka nevojë për një shumicë të gjerë në parlament, në mënyrë që të mund të zbatojë masat urgjentisht të nevojshme.

Related posts

Është zyrtare – largimi i kancelares Angela Merkel

Admin

Aksion i përbashkët europiano-amerikan: Arrestohen 150 persona, konfiskohen 31 milionë dollarë

Admin

Zgjidhja e problemit të kaosit në trafik, aeroportet italiane dhe ato franceze me infrastrukturë për taksitë fluturues

Admin

Gruaja e parë me ngjyrë në Bundestag – kush është Awet Tesfaiesus

Admin

Barbel Bas zgjidhet presidente e re e Bundestagut

Admin

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mund ta sulmojë SHBA-në

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com