20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Kryeministri holandez Rute mbërriti për vizitë në vend, vijon takimi në Qeveri me Zaevin

Shkup, 10 nëntor – Kryetari i Qeverisë së Mbretërisë së Holandës, Mark Rute sot pasdite ka mbërritur për vizitën e tij të parë në Maqedoninë e Veriut. Ai u prit me nderimet më të larta shtetërore. Në Qeveri tani po zhvillohet takimi me kryeministrin Zoran Zaev.

Më herët, në aeroportin e Shkupit, Rute është pritur nga zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Vizita, siç informohet nga Sekretariati për Çështje Evropiane, zhvillohet në frymën e marrëdhënieve të mira bilaterale ndërmjet Holandës dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe në kontekst të angazhimit holandez për fillimin e pakushtëzuar të negociatave aderuese me Bashkimin Evropian, që është afirmuar edhe në Samitin e BE-së-Ballkani Perëndimor i mbajtur në Bërdo të Sllovenisë.

“Si një vend që ka një qasje strikte ndaj vlerësimit objektiv të kritereve të anëtarësimit, veçanërisht në aspektin e shtetit të së drejtës, mbështetja e Holandës që shprehet përmes kësaj vizite është një konfirmim se me përkushtimin ndaj agjendës së reformave evropiane, Maqedonia e Veriut është plotësisht e përgatitur për hapjen e negociatave”, thuhet në kumtesën e SÇE. 

Related posts

Carovska: E ndjekim situatën me Kovid në shkolla, për momentin është stabile

admin

Telekom Srbija hap një filialë në Maqedoninë e Veriut më 16 nëntor

admin

Regjistrohen 656 raste me Kovid-19, 273 të shëruar dhe 13 të vdekur

admin