13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

Kryeministri holandez nga Tirana: Serbët po dhunojnë Marrëveshjen e Dejtonit

Kryeministri holandez Mark Rutte qëndroi sot në Shqipëri ku pati një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Kreu i ekzekutivit shqiptar foli për rëndësinë që ka Ballkani i Hapur, ndërsa homologu i tij holandez tërhoqi vëmendjen për situatën ne Bosnjë dhe për ndikimin në rritje të Turqisë, Kinës e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se është shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor që të ndjejë praninë e Mbretërisë së Holandës. Sipas tij, vendet e Ballkanit kanë shumë për të mësuar nga Holanda.

Rama shtoi se ngjarjet e fundit në Ballkan, përfshirë tensionet në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, nuk janë shenja të mira ndërsa tha se Ballkani i Hapur është mekanizëm për të shtuar komunikimin e bashkëpunimin mes vendeve në Ballkanin Perëndimor.

Rama: Ballkani i Hapur nuk është çelës magjik

“Ne kemi shumë nevojë për Bashkimin Evropian dhe besoj që Bashkimin Evropian ka shumë nevojë për Ballkanin Perëndimor. Bashkimi Evropian nuk i duhet një Ballkan Perëndimor ku ka konflikte, nuk i duhet një Ballkan Perëndimor ku ndjenja e mërzisë apo e ndjenja e tradhtisë nga ana Bashkimit Evropian të prevalojë, nuk i duhet një Ballkan Perëndimor ku forcat e tjera t’i gjejnë terren sepse ne jemi brenda Bashkimit Evropian fizikisht. […] Sa i përket specifikisht atyre që shohim në rajon këto ditë që nuk janë shenja të mira, as në Bosnje, as në Malin e Zi, as në Maqedoninë e Veriut, as në kufirin e Kosovës me Serbinë që e pamë para ca ditësh, janë një arsye për të shtuar më shumë forcat për të rritur bashkëpunimin. Prandaj e përsëris Ballkani i Hapur nuk është çelës magjik, nuk është e vetmja gjë që mund të imagjinohet por është një instrument, mekanizëm, që i shërben këtij qëllimi”, deklaroi Rama.

Kryeministri holandez, Rutte, tha se është pro iniciativës së Ballkanit të Hapur për sa kohë e njëjta është e hapur edhe për vendet e tjera si Kosova që nuk janë pjesë e saj.

Rutte: Jam pro Ballkanit të Hapur

“Sa i përket nismës së Ballkanit të Hapur ne jemi ne favor të integrimit rajonal për aq kohë sa është i hapur për këdo, dhe unë e kuptoj që është shumë i hapur edhe për Malin e Zi, për Kosovën, për Bosnjë Hercegovinën që në mënyrë që të bëhen pjesë gjithashtu sepse ndihmon po kështu që të punohet drejt hapave të mëtejshëm në bisedimet e anëtarësimit duke përdorur standardet dhe kuadrin e BE-së sa më shumë të jetë e mundur, në mënyrë që të bëhet një lloj hapësire për atë çka ndodh më tej”, deklaroi Rutte

Në lidhje me situatën në Bosnje, Rama tha se nuk mendon që jemi pranë një shpërthimi të një lufte të re por u shpreh se shenjat duhet të merren shumë seriozisht pasi dhimbjen e luftës e kanë përjetuar edhe ata vet gjatë kohës kur pranuan si refugjatë shqiptarët e Kosovës.

Rama: Nuk jemi në prag një konflikti por simptomat duhet marrë seriozisht

Besoj që të gjithë në Ballkan, edhe ata të cilët mund të perceptohen si potencialisht të faktorë me një kapacitet destibalizues, e kanë kuptuar që destabilizimi nuk sjellë asnjë të mirë as për vet ata. Dhe, lufta në Ballkan nuk është një mësim që e kemi marrë nga librat, është një eksperiencë që e kemi jetuar të gjithë dikush duke qenë i përfshirë, dikush si ne, shqiptarët e Shqipërisë i përfshirë indirekt, por sidoqoftë i përfshirë, se mjafton të kujtojmë që gjysmë milioni refugjatë lufte erdhën nga Kosova për t’i ikur spastrimit etnik të Sllobodan Millosheviqit dhe ishim pjesë e kësaj gjëje, e kemi parë dhimbjen e luftës edhe nuk besoj -të paktën ky është opinioni im- se jemi në prag të shpërthimit të një konflikti, por besoj se janë simptoma të rrezikshme dhe duhet marrë me shumë seriozitet”, vijoi Rama.

Ndërsa, Rutte u shpreh i shqetësuar për gjithë çfarë po ndodhë në Bosnje duke i akuzuar serbët se po shkelin marrëveshjen e Dejtonit.

Rutte: Serbët po dhunojnë Marrëveshjen e Dejtonit

“Jam vërtet i shqetësuar për Bosnjë Hercegovinën pasi duket sikur serbët e Bonjës në këtë moment po dhunojnë hapur Marrëveshjen e Dejtonit dhe të Kushtetutës së Bosnjës, por punojmë shumë në nivelet e BE për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar sistemin politik që të ndahet në atë vend përgjatë kufijve etnikë, kjo thekson rëndësinë e dialogut po kështu edhe të udhëheqjes se politikanëve të lartë në Ballkanin Perëndimor”, tha kryeministri holandez.

Rutte shkoi edhe më tej kur tha se situata të tilla i hapin rrugë ndikimit të mëtejmë të Rusisë, Kinës e Turqisë në Ballkanin Perëndimor.

Rutte: Shqetësimi ndikimi rus, turk e kinez në Ballkan

“Shqetësimi ynë është që ajo çfarë vjen si anë negative e kësaj është një influencë në rritje e Turqisë, Rusisë dhe Kinës dhe ne jemi të interesuar që perspektiva e BE-së të jetë e pranishme këtu dhe jo perspektiva e lidhjes më të ngushtë me Rusinë, Kinën apo Turqinë”, përfundoi Rutte.

Kryeministri holandezdeklaroi gjithashtu se Shqipëria ka bërë përparim në shumë çështje dhe shpreson në mbajtjen sa më parë të Konferencës së Parë Ndërqeveritare dhe të zgjidhet bllokimi i Bullgarisë që pengon procesin e anëtarësimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Related posts

Rama pret në zyrë senatorët dhe kongresmenët amerikanë: Miqësia forcohet dita ditës

admin

Kriza në PD, nesër mblidhet Kryesia

admin

Serbët heqin flamurin kombëtar nga ambasada e Shqipërisë në Beograd

admin