9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Kryeministri grek Mitsotakis do të vizitojë Libinë më 6 prill

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të vizitojë Libinë më 6 prill.Zëdhënësja e qeverisë greke Aristotelia Peloni, në konferencën e zakonshme javore për media dha deklarata për çështjen e Mesdheut Lindor.

Peloni tha se Mitsotakis dhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias më 6 prill do të zhvillojnë takime në Tripoli me qëllimin për të “rindërtuar marrëdhëniet me Libinë dhe për mbrojtur interesat gjeostrategjike të Athinës”.Ajo theksoi se kryeministri grek do të takohet me kreun e Këshillit Presidencial të Libisë, Mohammad Younes Menfi dhe kryeministrin Abdul Hamid Mohammed Dbeibah.

Peloni shtoi se do të fillojnë edhe punimet për rihapjen e ambasadës së Greqisë në Tripoli.

Më 27 nëntor 2019 mes Turqisë dhe Libisë u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit lidhur me kufizimin e juridiksionit detar në Mesdheun Lindor.

Qeveria e Athinës pas kësaj shpalli “person të padëshiruar” dhe dëboi nga vendi ambasadorin e Libisë në Athinë.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com