30.8 C
Skopje, NM
27/07/2021
DailyNews.mk
Kosovë

Kryeministri Albin Kurti kujton masakrën e Rahovecit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka kujtuar masakrën e Rahovecit.Kurti përmes një shkrimi në Facebook tha se ushtria, policia dhe paramilitarët serbë vazhduan tutje duke masakruar fëmijë, gra e pleq të strehuar në Teqenë e Sheh Myhedinit, përcjell Klankosova.tv.“Sot u bënë 23 vite nga ofensiva e forcave serbe në Rahovec e javës së 19 korrikut të vitit 1998. Për disa ditë me radhë u ekzekutuan, u morën peng e u zhdukën me dhunë shumë shqiptarë civilë në mënyrë arbitrare. Vranë profesorë. Morën peng civilë. E në fund hapën dy gropa të mëdha ku i varrosën një pjesë të shqiptarëve të vrarë gjatë kësaj ofensive. 150 persona kanë mbetur të vrarë, edhe 10 persona janë ende të pagjetur”, shkroi Kurti.Përmes këtij shkrimi ai kujtoi të rënët por edhe të gjallët e kësaj masakre, duke thënë se ata mbijetuan për të treguar tmerrin e përjetuar dhe që akoma e bartin mallin e më të dashurve të tyre që më nuk janë.

Related posts

Kurti nderon Enver Zymberin në dhjetëvjetorin e rënies në krye të detyrës

Admin

Ky është Sevdail Rrustemi nga Podujevë që humbi jetën në aksidentin e djeshëm

Admin

Dy udhëtarë të lënduar në Kroaci, mbeten nën kujdes intensiv

Admin

Në mesin e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci edhe dy gra nga komuna e Junikut

Admin

Dedikimi emocionues i dajës për mbesën që vdiq në aksidentin në Kroaci: Mu nda zemra, nuk prita që do të shkruaj për vdekjen tënde

Admin

I mbijetuari i aksidentit në Kroaci rrëfen tmerrin e përjetuar: Një grua poshtë meje kishte vdekur – më së rëndi ka qenë t’i shohësh të rinjtë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More