Dy të vrarë është epilogu nga një gjuajtje me armë që ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen Fushë Tophanë të Çairit. E gjithë lagja është e mbyllur nga ekipet policore ndërsa në vendngjarje ka dalë prokurori publik për ekspertizë, informon Zhurnal.
Sipas informatave të para jozyrtare, ngjarja ka ndodhur reth orës 3 të natës, kur sulmuesit kanë dalë nga një veturë dhe me revole dhe pushkë automatike “kallashnikov” kanë gjuajtur ndaj dy personave të cilët kanë qenë në një veturë të parkuar.
Deri tani nuk dihet motivi i vrasjes së dy personave.
Në vendngjarje ka shumë ekipe policore dhe qytetarë që banojnë në afërsi.
Identiteti i sulmuesve është i panjohur dhe janë arratisur.
Më tepër informata për rastin priten gjatë ditës.