14.9 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Kriza politike, Selmani: Perspektiva e vendit mbi interesin partiak

Shkup, 20 nëntor – Interesi për të ardhmen, dhe perspektiva e vendit është prioritet, vlerëson për TVM2 profesori universitar Bashkim Selmani, sipas të cilit subjektet politike duhet që t’i lënë anësh interesat partiake dhe të jenë të kujdesshme në veprimet e tyre.

Selmani porositi opozitën maqedonase mos të kërkojë zgjedhje të shpejta së paku në këtë kohë, kur qytetarët po presin me decenie datën për fillimin e negociatave, ndërsa pozita të jetë më komunikuese dhe më me mirëkuptim për opozitën.

“Janë dy momente kyçe në të cilën RMV duhet të gjej një rrugë të përbashkët që funksionaliteti i shtetit të jetë normal, për arsye se kjo pritje që po ndodhë për qytetarët brenda dy decenieve është shumë e arsyeshme që zgjedhjet e vetme në të cilën do ti vë gjërat në funksion. Mirëpo faktori kohë nuk i premton RMV atë komoditet, prandaj do të jetë mirë që të zgjidhet problemet politike n; aspektin ndërkombëtarë me aderimin e RMV në BE, dhe më vonë të jenë edhe zgjedhjet e mundshme” – tha profesori universitar, Bashkim Selmani.

Sipas Selmanit, në raste kur vendi ballafaqohet me krizë politike dhe me shumicë të brishtë, zgjidhja më e mire do të ishte që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, dhe me shpresë se zgjedhjet e radhës do të prodhonin numra të cilat do të mundësonin formimin e një shumice stabile.

Megjithatë tajmingu kur vendi jonë po pret datë për fillimin e negociatave për anëtarësim e hedhë poshtë mundësin e zgjedhjeve të shpejta.

Profesori universitar Bashkim Selmani thotë se partitë duhet të tregojnë pjekuri politike edhe për punën në Kuvendin Republikan, marrë parasysh faktin se deri në përfundim të këtij viti pritet miratimi i shumë ligjeve që janë të lidhura me perspektivën europiane dhe janë në të mirën e përbashkët dhe Buxhetin, i lidhur ngushtë me mirëqenien e qytetarëve.

Related posts

Mjekët nga spitali i Dibrës në takim me kryetarin e Komunës Duka

admin

Osmani në takim me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Selakoviq

admin

Sot mblidhet këshilli qendror i LSDM-së, çfarë do të ndodhë me dorëheqjen e Zaevit?

admin