21.4 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Sport-al

Kriza financiare detyron Barcelonës t’i vendosë këta pesë futbollistë në shitje

Situata aspak e këndshme financiare ka bërë që Barcelonë t’i vendosë në tregun e transferimeve për afatin kalimtar të janarit pesë lojtarë.

Barcelona po i vuan shumë pagat e mëdha të futbollistëve, dhe nevoja për të ulur shpenzimet është e domosdoshme.

Sidoqoftë, ata ende janë në kërkim të përmirësimit të skuadrës, duke bërë lëvizje në drejtim të Eric Garcia të Manchester Cityt dhe Memphis Depay të Lyon.

Për të siguruar ardhjen e këtyre dy futbollistëve dhe për të siguruar stabilitet financiar, fillimisht duhet të bëhen pesë shitje.

Sipas Mundo Deportivo, Ousmane Dembele, Samuel Umtiti, Carles Alena, Junior Firpo dhe Martin Braithwaite po vlerësohen të panevojshëm, dhe do të vihen në shitje.

Related posts

Starton sot edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Shqipëri

admin

Laporta tashmë ka zgjedhur një drejtor të ri sportiv dhe përforcimin e parë për Barçën

admin

Ibra ka përgatitur një befasi: Bleu të njëjtën dhuratë për secilin lojtar të Milanit

admin