14.9 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Krivokapiq: E ndaj dhimbjen time me qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Shkup, 23 nëntor – Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiq sot deklaroi se ndan pikëllimin e madh me kryeministrat dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për aksidentin e autobusit afër Sofjes ku humbën jetën 46 persona, kryesisht pasagjerë nga Maqedonia e Veriut.

“Jam i befasuar me lajmin tragjik se jo larg Sofjes ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në të cilin kanë humbur jetën të paktën 46 persona, kryesisht qytetarë të Maqedonisë së Veriut. E ndaj dhimbjen e pamasë me kryeministrat dhe të gjithë qytetarët e dy vendeve mike”, shkroi Krivokapiq në Tuiter.

Të paktën 46 persona, shumica e të cilëve nga Maqedonia e Veriut, e kanë humbur jetën pasi një autobus mori flakë në autostradë në pjesën perëndimore të Bullgarisë.

Related posts

Sot 12 viktima dhe 568 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

admin

Gjendjet në sistemin elektroenergjetik, temë e takimit Pendarovski-Bislimimovski

admin

Bekteshi: Interesi jonë personal është të shkojmë në zgjedhje

admin