33.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Kreu i BFI-së uron Kurban Bajramin: Gëzim për gjitha familjet tona dhe gjithë muslimanët

Shkup, 19 korrik – Po përjetojmë Festën e Madhe të Kurban Bajramit, festë e cila sjell gëzim të madh për të gjithë ne, në familjet tona dhe mbarë myslimanët në vend dhe më gjerë. Kurban Bajrami është Festë e madhe sepse në vete përmban shumë dimensione historike dhe shoqërore me domethënie të jashtëzakonshme për njerëzimin në përgjithësi, e për besimtarët në veçanti, deklaroi Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reis ul Ulema Shaqir efendi Fetahu me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Në këto ditë përfundoi zbritja e Kur’anit Famëlartë, me çka Islami mori formën e tij përfundimtare si fe dhe sistem jete, pa kufizime në kohë dhe hapësirë. Kryhet kushti i pestë islam, Haxhi, dhe gjatë ditëve të Kurban Bajramit realizohet detyra e therjes së kurbanëve që paraqet porosinë kryesore për afirmimin dhe forcimin e dinjitetit njerëzor. Këtë na e vërteton edhe rasti i Ibrahimit a.s., kur ai deshi ta realizojë premtimin dhënë të Madhit Zot, mori birin e tij ta flijojë në emër të Tij, në atë moment, në vend të të birit, atij iu dhurua kafsha për kurban. Ky akt edhe njëherë, në mënyrë konkrete dhe decide e potencoi dhe e vërtetoi vlerën dhe dinjitetin e njeriut ndaj krijesave tjera”, deklaroi kryetar i BFI-së.

Sipas Reisul-Ulemas së BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai Festa e Kurban Bajramit është festë e gëzimit të madh sepse me aktin e therjes të kurbanit besimtari e ngrit veten lartë duke shfaqur bindjen e vërtetë në një Zot, dhe kultivon moral të lartë, mbisundon epshin dhe emocionet.

“Me këtë sakrificë për hir të Zotit synojmë të mbisundojmë ndaj materiales dhe epsheve tona.
Festa e Kurban Bajramit formon ambientin e paqes dhe tolerancën në mes njerëzve, është festë e gëzimit të ndërsjellë, afrimit në mes njerëzve, kujdes ndaj të varfërve, shtrirja e dorës së pajtimit, i buzëqeshjes me të tjerët, i shërbimit ndaj të tjerëve, i gatishmërisë për vepër madhore dhe vetëdijes për të triumfuar e mira dhe e vërteta, ndaj të keqes. E gjithë kjo ka një qëllim arritjen e kënaqësisë së Krijuesit tonë”, deklaroi Fetahu.

Related posts

Një autobus i Kosovës është përmbysur afër Sllavonski Brod, dhjetë perona kanë humbur jetën

Admin

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet deri 45 minuta

Admin

Promovimi i aktiviteteve verore në natyrë në Qendrën e skijimit “Kodra e Diellit”

Admin

Taksë për ruajtjen e bletëve në Maqedoni

Admin

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Admin

Në Vranjë janë vaksinuar 12 mijë shtetas të Maqedonisë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More