19.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Bota

Kreu i ANEB-it në bisedime me Iranin për marrëveshjen bërthamore

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) pritet që të mbajë bisedime më 12 shtator në Teheran, në përpjekje për të ringjallur marrëveshjen bërthamore ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore.

Rafael Grossi, drejtor i ANEB-it pritet të takohet me kreun e ri të Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit, Mohammad Eslami.

Kjo është vizita e parë e Grossit në Iran që prej se presidenti i ri, Ebrahim Raisi mori detyrën në muajin gusht.

Bisedimet ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore mbi kufizimin e programit bërthamor të Teheranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, kanë ngecur që prej muajit qershor.

Më herët gjatë këtij muaji, ANEB, në një raport të publikuar tha se Irani vazhdon të rrisë furnizimet me uranium të pasuruar. Në këtë raport po ashtu u tha se aktivitetet e verifikimit dhe monitorimit janë “minuar seriozisht” që prej shkurtit, pasi Irani refuzojë që të lejojë inspektorët që të kishin qasje në pajisjet e monitorimit të kësaj agjencie.

Fuqitë botërore duhet të vendosin nëse duan të miratojnë një rezolutë për të kritikuar Iranin apo do ta rrisin presionin gjatë takimit të javës së ardhme të bordit të guvernatorëve të ANEB-it. Miratimi i një rezolute do të mund të rrezikonte rinisjen e bisedimeve mbi marrëveshjen bërthamore të arritur ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore.

Sipas kësaj marrëveshjeje, që u arrit më 2015, Teherani u pajtua që të reduktojë aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Por, më 2018, atëbotë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e largoi Uashingtonin nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione të ashpra ekonomike ndaj Iranit.

Më 2019, në përgjigje të sanksioneve amerikane, Irani shkeli një sërë pikash të marrëveshjes, siç është pasurimi i uraniumit në nivel shumë të pastër, afër pastërtisë që kërkohet që uraniumi të përdoret për armë bërthamore./REL

Related posts

I bie shkurt, australiani kalon tetë korsi me veturë dhe përplaset në fund – policia publikon pamjet rrëqethëse

Admin

Lejuan qenin që vazhdimisht ta kafshojë të arrestuarin, FBI heton zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast

Admin

Nxori armën dhe filloi të shtie mbi qytetarët në mes të rrugës, plagosen pesë persona në Manhattan – përfshirë sulmuesin

Admin

Macron goditet me vezë gjatë vizitës në një panair – presidenti francez befason me deklaratën

Admin

Presidenti i Koresë së Jugut sugjeron ndalimin e ngrënies së mishit të qenve

Admin

Burri në Angli ‘kërcënon të vrasë gruan me sharrë elektrike’, para se t’i vërë zjarrin vetes

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com