18.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Sport

“Krenar që jam rikthyer te Man Utd”, Ronaldo vjen me reagim emocional pas debutimit me dy gola

Cristiano Ronaldo ka debutuar me dy gola ndaj Newcastle Unitedi pas rikthimit të Manchester Unitedi, teksa ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shkruar për këtë moment magjik.

Manchester Unitedi ka fituar me rezultat 4-1 ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Newcastle në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.

Golat në këtë ndeshje për vendasit u shënuan nga Ronaldo (45+, 62’), Bruno Fernandes (80’) dhe Jesse Lingard (90+), ndërsa për mysafirët shënoi Javier Manquillo (56’).

Ky ishte një rikthim i mahnitshëm për yllin portugez i cili pas dy golave dhe debutimit në Old Trafford ka shkruar në rrjetet sociale.

“Kthimi im në Old Trafford ishte vetëm një kujtesë e shkurtër pse ky stadium njihet si Teatri i ëndrrave. Për mua, ai ka qenë gjithmonë një vend magjik ku mund të arrini gjithçka që keni vendosur”.

“Së bashku me të gjithë bashkëlojtarët dhe me mbështetjen e mahnitshme që marrim gjithmonë nga tribunat, ne përballemi me rrugën përpara me besim dhe optimizëm që të gjithë do të festojmë së bashku në fund”.

“Krenar që jam kthyer në Man United dhe duke luajtur edhe një herë në Ligën Premier, por mbi të gjitha, i lumtur për të ndihmuar ekipin!”.

“Le të shkojmë, Djajtë!”, ka shkruar Ronaldo në profilin e tij privat në Instagram. 

Related posts

Ish futbollisti i Bayer Leverusen, Besiktas dhe Fenerbahce, vret një person dhe plagosë katër të tjerë

Admin

Suedia publikon listën për ndeshjen me Kosovën, rikthehet Zlatan Ibrahimovic

Admin

Sot kthehet Liga e Kampionëve, tetë ndeshje në orar – spikat takimi Man City-PSG

Admin

Anelka: Mbappe duhet të jetë numri një te PSG, Messi duhet të ndryshojë dhe t’i shërbejë atij

Admin

Barcelona, Juventusi dhe Real Madridi marrin fitoren e parë për Superligën Evropiane – UEFA heq paditën për komplot kundër tyre

Admin

Benzema dhe Osimhen, sulmuesit më efektivë të shtatorit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com